
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka takuar dy krerët e grupeve parlamentare, konkretisht kreun e grupit të PS, Taulant Ballad dhe kreun e grupit të PD, Alfred Rushaj.
Yuri Kim ka falenderuar dy liderët e grupeve parlamentare për ndarjen e pikëpamjeve sa i takon prioriteteve legjislative dhe ka theksuar se e rëndësishme është që palët ta trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë.
“Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative.
Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”, shkruan Kim në Twitter.