Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Urrejtja nuk ka fund: Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, as Pfizer e Astra Zeneca

Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, madje edhe të vaksinave Pfizer e Astra Zeneca. Dëshmitë e para tepër shqetësuese, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por nga mjaft vizitorë të vendit nga shtete jo-anëtare të BE-së, kanë arritur tashmë tek autoritetet greke.

Për çështjen është pozicionuar dje në mbrëmje zyrtarisht zv/ministri i Qeverisjes Dixhitale, kompetent për Lehtësimin e Procedurave, Jorgos Jeorgantas.

Duket se në Greqi njihen vetëm certifikatat e vaksinave të miratuara në BE, kështu që shtetasit shqiptarë me vaksinën kineze nuk konsiderohen të vaksinuar në Greqi.

BW shkruan se përveç kësaj, po brenda këtyre ditëve është zbuluar një rrjet certifikatash false nga Bullgaria, e konsideruar si një nga arsyet e fluksit të madh të të infe.ktuarve. Situata e shkaktuar nga certifikatat false të vaksinave si Pfizer e Moderna është tepër dramatike, sidomos në Selanik e Greqinë Veriore, ku muajin e fundit rastet e evidentuara janë me qindra.

Ndërkohë që Jeorgantas ka pranuar se sistemi grek njeh automatikisht certifikatat e vaksinimit të vendeve të BE-së, por nuk ekziston askund një sistem i tillë i përsosur për identifikimin e çdo certifikate, nga vendet e ndryshme tw botës. Me sa duket nw sistemin e BE-së ku përfshihen edhe 16 vende jo-anëtare, nuk janë përfshirë vendet ballkanike, mes tyre edhe Shqipëria. Për këtë arsye, akoma edhe vizitorët shqiptarëve të vaksinuar me Pfizer, ka shumë mundësi të mos iu njihet kodi gjatë kontrollit të autoriteteve greke.

Jeorgantas ka deklaruar se brenda kësaj jave, me procedurë urgjente do të paraqitet reformë ligjore dhe vendim i posaçëm i ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Qeverisjes Dixhitale greke për dy sisteme të reja regjistrimi elektronik, një për certifikatat e vaksinimit jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, e një i dytë për sa vizitorë vendosin të marrin dozën e tretë (dozën kujtesë) të vaksinës në Greqi.

Post Views: 198

Post navigation

VIDEO e dokumentuar / Rama mashtron për “Rrugën e Arbrit” që do të hapet me 29 nëntor!
E dhimbshme: Zonja shqiptare që shka.tërroi organizatën e pro.stitu.cionit në Itali vd.es në mënyrë tra.gjike / Ngushëllime

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes