
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli sot het.imet për ish-deputetin e Shkodrës, Tom Doshi.
Por pak dite me pare Prokuroria e Përgjithshme dërgoi në KQZ he.timet e thelluara ku konstatoheshin prob.lemet që sipas ak.uzes Doshi ka patur me drejtësinë si dhe shpalljen ‘non grata’ nga SHBA-të.
Por kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se pro.cedurat për Tom Doshin do të konsiderohen të mbyllura pa vendim, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë mundësi që ta fitojë mandatin e deputetit.
Si i tillë, kreu i KQZ-së tha se Tom Doshi nuk është në kushtet ku preket nga ligji i dekri.minal.izimit.
“Jemi në situatë të ngjashme me rastet e tjera, ku personat për të cilat KQZ ka filluar procedurat e verifikimit përfshirë dhe procedurat e thelluara e kanë humbur cilësinë, sipas të cilës sipas ligjit do duhet ti nënshtroheshin këtij procesi.
Ky është rasti dhe i Z.Tom Doshit. Zoti Tom Doshit aktualisht nuk përfshihen në rrethin e subjekteve për të cilët do duhet sipas ligjit 138/2015, ti nënshtrohet procesit të verifikimit.
Nuk ka as mandate deputeti dhe në asnjë lloj rrethane s’mund ta fitojë atë këtë mandat. Ndaj rekomandohet që procedura administrative të përfundojë pa vendim.
KQZ vendos të shpallë të përfunduar procedurën administrative pa vendim për përfundimtar për subjektin vetëdeklarues, Tom Gjek Doshi”, theksoi Ilirjan Celibashi.