Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Unë dal prej LDK atëhere kur nuk do të jem në politikë më! Vjosë a je ti? (VIDEO)

Ditën që nuk do të jem në LDK nuk do të merrem fare me politikë,” – ishte zotuar haptas e qartë Vjosa Osmani. Këtë zotim që tashmë e ka marrë era ajo e kishte bërë në fund të tetorit 2017.

“Vjosa më nuk do të merret me politikë fare, sepse, veç pak, përgjigja është kjo sepse ju po e lidhni me LDK-në – Krejt karriera jem politike lidhet me LDK-në dhe do të lidhet vetëm me LDK-në, kurrë asnjëherë me asnjë parti tjetër. Në ditën që unë nuk jam më në LDK, nuk jam më as në politikë. Kaq.

Aty unë e përfundoj karrierën time politike. Pra, nëse diçka e tillë do të ndodhte unë nuk do të merresha më fare me politikë.” – thotë zonja Osmani në videon e mëposhtme që mund ta dëgjoni edhe vetë. Osmani – që ushtron detyrën e presidentes së shtetit dhe është Kryetare e Kuvendit – tashmë ka bërë një zotim tjetër, se do të bashkëpunojë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell Periskopi.

Vjosa Osmani vendosi të largohej nga LDK-ja pasi u shkarkua nga pozita e nënkryetares me vota të Kryesisë së partisë që drejtohet nga Isa Mustafa. Kujtojmë që deklarata në fjalë ishte dhënë vetëm disa muaj pas prishjes së koalicionit PDK-LDK që përbënte Qeverinë Mustafa, e ndaj të cilës kishte qenë me raste kritike Osmani. Prej mesit të 2017-s e deri në mars të 2020-s, Osmani kishte pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Isa Mustafën.

Post Views: 74

Post navigation

Gruaja: Pablo Escobar i kishte te dashurat në kopshtin e shtëpisë, ndersa muamë la shtatzënë 14 vjeçe (fotot)
Hoxhë Shefqet Krasniqi: Çdo festê e cdo kujtt tjetêr pêr musli.manin êshtê e ndaluar, eshte haram

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes