Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

U kthyen sot në Shqipëri, Rama jep premtimin e madh për fëmijët dhe gratë shqiptare që kanë mbetur në Siri: Do shkojmë prapë!


Amar Rasha, Emel Rasha,Hatixhe Rasha nëna e tyre Floresha Rasha dhe Endri Dumani, kanë prekur tokën shqiptare pas shumë vitesh në Siri.


Pamjet e kësaj dite të shënuar për ta, janë transmetuar drejtpërsëdrejti nga Top Channel ku shihen se fëmijët u shoqëruan nga kryeministri Edi Rama.

Pranë aeroportit të Rinasit kanë qenë të pranishëm edhe dhjetëra familjarë të fëmijëve që po prisnin me padurim kthimin e tyre.

Në këtë pritje nuk kanë munguar edhe lotët. Në një intervistë për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur dot lotët duke thënë se është shumë e emocionuar.

Xhaçka: Janë fëmijë të vegjël ç’të bëj. Jam shumë e emocionuar.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa mbante një fëmijë në krah ka thënë: Jam e emocionuar që ja mbërritëm kësaj dite të gatshëm për tu kujdesur edhe më tej. Do i kenë të gjithë me të gjithë integrimin dhe socializimin.

Ndërkohë kryeministri Rama me zërin që i dridhej nga emocionet është shprehur: Shumë mirë, duhet të kthen edhe të tjerët. Po punojmë dhe më herët se vonë do vijnë edhe të tjerët.

Post Views: 129

Post navigation

Del fotoja ky është mjeku shqiptar që ia mori jetën koronavirusi, nuk e mundi dot
Njihuni me nusen më të mirë në botë/ Almira dhuroi nga mushkëria e vetë, për t’i shpëtuar jetën vjehrrit

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes