Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

TUPR/ Robert Aliaj: “E dehur jam” tingëllon sikur këngë greke, Nexhmija ishte promotore e këngës greke

Një emision i cili bën bashkë emra të njohur të artit e kulturës në Shqipëri, “Dance with me Albania”, mbrëmë ka realizuar gjysmëfinalen e këtij sezoni.

Moderuar nga Alketa Vejsiu, emisioni mbrëmë ka ofruar disa orë muzikë shqipe ku emra të njohur kanë vallëzuar në spektaklin i cili me këtë format vjen në plot shtete.

Në një moment është vallëzuar me këngën “E dehur jam” nga Nexhmije Pagarusha. Komenti i njërit prej anëtarëve të jurisë, Robert Aliaj, megjithatë ka ngjallur debat.

Pasi me këngën kanë vallëzuar Xhensila dhe Trimi, dy pjesëmarrës në këtë emision, Aliaj ka komentuar.

“Kënduam greqisht, por kërcyem shqip, njejt sikur Nexhmija qe këndonte shqip por e promovonte muzikën greke” ka qenë njëri prej komenteve të Aliajt, anëtar jurie në këtë emision. Aliaj, një fytyrë e njohur në Shqipëri, menjëherë e bëri këngën e njohur të Pagarushës një këngë greke, dhe njerëzit kanë komentuar në rrjete sociale rreth këtij deklarimi, shkruan KultPlus.

Në po të njëjtën natë, anëtarja tjetër e jurisë, Valbona Selimllari, ka treguar se të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë me një zë si ai i Nexhmije Pagarushës, Bilbili i padiskutueshëm i muzikës shqipe.

Post Views: 249

Post navigation

Rrëfimi i Fatos Nanos për Edi Ramën : “Edi Rama ka një problem moral, e kam ….”
(Dokumenti) Napoleon Bonaparta: Shqiptarët, komb trim dhe të palëkundur

Related Articles

Futi në “kurth” Maestron dhe Kristin/ Luizi zbulon nga e mësoi planin

Besoj se kemi shum ekspertë apo jo?! Gjermania kërkon “ekspert kan.abisi”, duhet ta nuhasë dhe shijojë për 100 mijë euro në vit

E pamundur se ku ka arritur Luizi / Fituesi i Big Brother Vip Kanada e mbështet publikisht me një video porosi

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes