Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

“Sot jam shqiptar i Kosovës, ja çka i them Millosheviqit”, fjalimi emocional i Engel për Kosovën në Rambuje

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-së Eliot Engel, është larguar nga ky post pas 32 vitesh. Për largimin e tij ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Australi Sabri Kiçmari. Ai ka treguar për takimin e parë me Engel në Rambuje më 13 shkurt 1999. Kongresmeni Engel kishte mbajtur një fjalim në manifestimin e organizuar, ku kishte folur me shumë entuziazëm për Kosovë.

“Sot nuk jam kongresmen amerikan, por jam shqiptar i Kosovës. Jam këtu që t’ju them se mbështes lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë i them prej këtu Millosheviqit se është koha e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, kishte deklaruar Engel.

Postimi i plotë i Kiçmarit në Facebook: “Është bërë e ditur se ka përfunduar mandatin e tij kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA, miku i madh i vendit tonë Eliot Engel. Për herë të parë kongresmenin Engel e kam takuar në Rambuje, më 13 shkurt 1999. E kujtuam këtë gjë së bashku edhe gjatë takimit që patëm në Canberra te Australisë, më 4 korrik 2017, gjatë pritjes në Ambasadën e SHBA në Australi.

Në një manifestim që patëm organizuar në Rambuje, më 13 shkurt 1999, kongresmeni Engel kishte ardhur së bashku me vajzën e tij. Këtë gjë e kam përshkruar në librin tim “FITORJA DIPLOMATIKE”: “Edhe fjala e kongresmenit Eliot Engel u prit me shumë entuziazëm. Ai ndër të tjera tha: Sot nuk jam kongresmen amerikan, por jam shqiptar i Kosovës. Jam këtu që t’ju them se mbështes lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë i them prej këtu Millosheviqit se është koha e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.”

Post Views: 26

Post navigation

Në prag të zgjedhjeve, Ramush Haradinaj ia ‘kris’ këngës (Video)
Pikëlluese: Albi Nako vuan nga një sëmundje të keqe, i plas shpirti që nuk mundet të kërcej dot

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes