
Projekti gjigand që shteti shqiptarë ka nënshkruar me Kompaninë nga Emiratet “EMAAR GROUP” tashmë ka filluar dhe fazën fillestare, asaj të projektimit 3D të projektit. Që në mëngjes Kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook ka bërë prezantimin e mega projektit që do të bëhet në portin e Durrësit dhe që është diçka unike dhe se nuk ka si ky projekt në Europë.
Ja dhe postimi i tij ne Facebook: “MIRËMËNGJES 😊 dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”