Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Shpërthen Covid-19 në këtë qytet shqiptar, sot janë regjistruar 66 raste të reja


Dita e sotme ka shënuar një rekord të zi për vendin tonë, pasi janë konfirmuar 311 raste të reja dhe 6 vi k tima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.


Një nga qytetet me numrin më të lartë të infeksioneve paraqitet Fieri, ku janë regjistruar plotë 66 raste të reja dhe situata duket tepër e rënduar nga virusi.

Qytetarët e Fierit janë në hall të madh, pasi në deklaratën e ministrisë nuk jepen detaje lidhur me vendet apo institucionet ku janë regjistruar 66 rastet e sotme, gjë e cila nuk të jep mundësinë të mbrohesh.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1378 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Post Views: 103

Post navigation

Biznesemeni 53 vjeç dhe gruaja e tij bëhen prindër për herë të parë/ Vajzës i vënë emrin e padëgjuar ndonjëherë
Agron Llakaj dhe gruaja e tij qenka infektuar me Covid-19: Po mos të kishim vajzën nuk do ia kishim hedhur dot, kush ka vajza ka botën!

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes