Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Sapo doli / Raport për takimet ilegale të Sali Berishës e Ilir Metës në Azerbajxhan, në qershor 2022

Në “skaner” është futur fakti jo rastësor, që nën maskën e investimeve në Shqipëri, me të njëjtët eksponentë e grupe mafioze disa kohë para e pas Saliut dhe Ilirit, është takuar “konfidencialisht” edhe Edi Rama.

E përbashkët e vizitave të Berishës, Metës e Ramës në Azerbajxhan, është fakti se të tre, nuk kanë thënë asnjë fjalë për takimet që kanë bërë atje, me miq të përbashkët të botës së kr.imit të organizuar

Ka nisur një hetim tjetër për Sali Berishën e Ilir Metajn, këtë herë nga partnerët ndërkombëtarë, me dyshime të arsyeshme për veprimtari terr.orizmi e pastrim parash jashtë Shqipërisë, të akuzuar shpesh për “baza” në Rusi, Kosovë, Mali i Zi e Maqedoni.

Indicie kanë qenë kontaktet telefonike e fizike, që Sali Berisha e Ilir Metaj, kanë bërë gjatë vizitës në Azerbajxhan, ku shkuan më 16 qershor 2022, për të marrë pjesë në “Forumin Global IX” të zhvilluar në kryeqytetin Baku.

Me “lente” është parë takimi i tyre informal e konfidencial që bënë me presidentin Ilham Aliev, të cilin Ilir Metaj e ka pasur “partner” pazaresh në sektorin e naftës e gazit të Shqipërisë në vitet 1999-2003, para se ai të bëhej President i Azerbajxhanit, kur Ilir Metaj ishte kryeministër.

Ndërsa Sali Berisha i ka filluar lidhjet me presidentin Ilham Aliyev në vitin 2006 nëpërmjet Damir Fazilliç, dhe i forcoi e zgjeroi pas vitit 2009 kur ishte në pushtet me Ilir Metën, duke i dhënë koncesionin e kromit dhe 13 zona të naftës, gazit e ARMO bashkë me Rezart Taçin, ndërsa në mars 2013 ia shitën trustit privat të Ministrit të Industri-Energjisë të Azerbajxhanit, Natig Aliyev, kushëri i presidentit.

Në fakt, Sali Berisha e Ilir Metaj, kanë qenë të skeduar herët nga SHBA,  për lidhje me mafien e përbashkët azero- ruse “Solntsevskaya Bratva”, me të cilën gjatë pushtetit të përbashkët 2009-2013, kanë bërë pazare të pista në lojëra fati, pastrim parash, trafiqe armësh e municionesh, ilaçesh, tregjesh ushqimore, etj.

Me presidentin Aliyev të Azerbajxhanit, Sali Berisha e Ilir Metaj kanë bërë dhe pazarin e shitjes së “Albpetrol” te mafia azere e lidhur me pushtetin atje, pazar të cilin e nxori jashtë loje DASH, nëpërmjet ndërhyrjes së Ndihmës Zv/sekretarit të Shtetit të SHBA, Filip Riker.

Sipas raportit “Vazhdim hetimi” që ka ardhur, këto lidhje të vjetra, Sali Berisha e Ilir Metaj jo vetëm i kanë mbajtur të pa shkëputura, por i kanë rinovuar duke kontaktuar fizikisht me shtetarë e eksponentë biznesesh mafioze, të cilët nuk mund të futen në Shqipëri, për shkak se SHBA-BE i ka futur listat e zeza të korrupsionit, pastrimit të parave, vr.asjeve e terr.orizmit.

Por nën maskën Forumeve Rajonale, shkuan i takuan Sali Berisha e Ilir Metaj, ndërkohë që në “skaner” është futur fakti jo rastësor, se me të njëjtët persona e grupe mafioze, në Azerbajxhan është takuar “konfidencialisht” e ilegalisht dhe Edi Rama, i cili ka shkuar 2 muaj para Saliut e Ilirit më 14 prill 2022 dhe përsëri 6 muaj pas tyre më 8 dhjetor 2022.

E përbashkëta e vizitave të Sali Berishës, Ilir Metës e Edi Ramës në Azerbajxhan, është fakti se të tre, nuk kanë thënë asnjë fjalë për takimet që kanë bërë atje, me miq të përbashkët të botës së kr.imit të organizuar./Pamfleti

Post Views: 108

Post navigation

Ballina e Prospektit/Programit 5-ditor të Shkollës Katolike të Pejës (Ipek, 1867-1918), 20 vjet para hapjes së Mësonjëtorës së Korçës!
Studiuesi: Kur pashë dokumente në Greqi për Ali Pashën, ndryshova mendim për të sepse…

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes