Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Rrëfehet për herë të parë ish bashkëshortja e Edi Ramës rreth familjes së Edit dhe vështirësit me Gregun, ai ësht një man….

Para 35 vitesh Matilda Makoçi ishte një nga ikonat dhe portretet më premtuese të kinematografisë dhe teatrit.

Një ndër vajzat më të bukura të kohës, ajo që u bë shumë shpejt pjesë e kinematografisë, ajo që tërhoqi shikimin e mijëra djemve të rinj sa herë kalonte në anën tjetër të rrugës, ajo vijon ende të jetë një zonjë të cilën e publiku e do përmes ekranit, por edhe në heshtjen e saj.LEXO ME TEPER DUKE E HAP HAPSIREN REK LAMUESE ME POSHTE.

35 vite më vonë, pas një jete të heshtur, pasi e braktisi karrierën e saj për të qenë nënë, pas ndarjes së vështirë jo vetëm me kinematografinë, por edhe me djalit të vetëm që ka, Matilda u përpoq ta rindërtonte jetën e saj, por vështirësitë ishin të mëdha. Për të gjitha këto, ajo sot nuk refuzon të flasë, madje pa shumë plagë të mëdha, por si pengesat e një rrugëtimi jete që Matilda Makoçi i rrëfen për gazetaren e ‘A2’.

Ajo që regjisorët e zgjidhnin në vitet ’80-të si heroinën e produksioneve të tyre kinematografike, ashtu si u ngrit menjëherë, ashtu edhe iku. E megjithatë, të gjithë e mbajnë mend.
“Kam qenë në punë intensive. Kam qenë e angahzuar me teatrin, me kinemanë, televizionin. Kam pasur jetë aktive. Kujtime të bukura nga puna por dhe nga njerëzit. Aktoret e asaj periudhe kanë qenë të veçanta, të bukura.

Kam qenë në moshë të re, dhe e kam marrë natyrshëm. Njerëzit më takonin në rrugë, më thoshin; flokët bëji kështu, bëji ashtu. Më jepnin këshilla të ndryshme. Më ka pëlqyer thjesht. Kur u largova në Greqi, atje nuk isha në këtë mundësi komunikimi dhe u ç’mësova. Tashmë e kam si një emocion dhe them; oh zot më mbakan mend”, tha ajo. LEXO ME TEPER DUKE E HAP HAPSIREN REK LAMUESE ME POSHTE.

“Hije që mbeten pas” është një nga filmat më të mirë që ka realizuar. Madje ajo dhe Xhevdet Feri, atë kohë u vlerësuan me çmime si dy nga aktorët më të mirë të kinematografisë. E kur e pyesim për këtë film, Matilda Makoçi modestisht nuk rrëfen asgjë për veten, por e nis me keqardhjen se Xhevdet Feri, portreti i paharrueshëm i kinematografisë do t’i mungojë shumë artit të shtatë.

Për të filmi më i mirë që ka realizuar ndonjëherë është “Të mos heshtësh”, ku ajo interpreton përkrah Ndriçim Xhepës. “Filmi pati shumë sukses. Por duhet pasur parasysh qe rezultati i këtij suksesi ishte Xhevdeti, pasi ai ishte aktori kryesor. Xhevdetin e kam pasur në shkollë dhe jemi takuar profesionalisht në filmin ‘Hijet që mbetën pas’. Xhevdeti ka qenë një djalë i mirë, simpatik, i thjesht, i dashur dhe i aftë. Ka qenë shumë me kërkesa artistike, gjithnjë i shikonte materialet.”, theksoi Matilda.

Matilda Makoçi, me një portret dhe fizik mjaft të bukur për ekranin, kur ende nuk numëronte shumë produksione kinematografike, kur ende nuk kishte përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura, u zgjodh të prezantonte festivalin e 22 të këngës, një festival që ende sot mbetet një nga më të rëndësishmit, e ku lufta për të qenë prezantuese e tij është e madhe.

Jo të gjithë e mbajnë mend për këtë, dhe jo të gjithë i kujtojnë rolet e saj në Teatrin Kombëtar, Si Bjanka në “Zbutjen e kryeneçes”, apo si Zhuljeta në romancën e pavdekshme të Shekspirit. Ajo e do ende më magjinë e teatrit. Pikërisht në kohën më të shndritshme të saj, Matilda Makoçi lidhet me Edi Ramën, sot kryeministër i Shqipërisë, dikur një artist rebel, ashtu sikurse edhe vetë aktorja. Nga martesa me të të lind Greg Rama, sot djali i madh i kryeministrit, gjithashtu një artist që ndoqi rrugën e të atit, në mediumet e artit vizual.LEXO ME TEPER DUKE E HAP HAPSIREN REK LAMUESE ME POSHTE.

Post Views: 211

Post navigation

Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro të kursyera në këto 30 vite, ndërsa bashkëshortja ime ka punuar edhe falas në ndihmë të njerëzve
Milaim Zeka lëshon deklaratën tròn.ditëse për Sali Berishën: Ai ka zh.dukur 160 person.alitete kosovare (dokumenti)

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes