
Premtimet e pa mbajtura kanë shtyrë qytetarët e Chiapas që të përplasen fizikisht me krybashkiakun e tyre.
Óscar Ramirez, kryebashkiaku i qytetit jugor meksikan është lidhur nga qytetarët në një pemë teksa kishte shkuar në terren për prezantimin e një serie projektesh publike që u kishte premtuar banorëve të qytetit të Frontera Comalapa.
Por pakënaqësia me rrjetin e ujit, ka bërë që përfaqësuesit nga 11 komunitetet nga të cilat përbëhet qyteza në kufi me Guatemalën, ngritën pyetje të zemëruar ndaj Ramirez për gjendjen e rrënuar të sistemit të ujit të pijshëm dhe më pas u përp.lasën fiz.ikisht.
Pas incidentit, Ramirez doli në rrjetet sociale duke u përpjekur të mos i jepte rëndësi ngjarjes ndërsa ka thënë se nuk ishte lidhur në pemë, edhe pse kjo dukej qartë në fotot.