Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka dhe ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati janë përfshirë në një debat mbi betejën elektorale në vend në studion e emisionit “Open”.

Bushati tha se potenciali i opozitës është Berisha i cili sipas tij ka interes personal mbi non-gratën dhe nuk mundet të bëhet më kryeministër për shkak se nuk ka asnjë kontakt me ambasadorët në vend.

REPLIKAT:

Bushati: Lubonja mbron tezën që opozita bëri mirë që u largua. Unë mendoj se ishte faj i pafalshëm nga ana e tyre, gabim i pafalshëm që solli dhe ndryshimet kushtetuese që ata nuk i votuan se nuk ishin në sallë. Nuk kishim pse ia falnim këtë se mazhoranca nuk është as babai as nëna e tyre.

Mazhoranca i ka mbrojtur, historia e tyre në lokale do jetë e jetimëve të Primareve. Pse i quaj jetimë, po shkojnë në një Vaterlo legale. PL e ka te këshillat për të treguar që është një forcë që po karikohet për të ardhmen.

Noka: Ti bëji analizë vetes, se po i bëre të del kri.mi, dro.ga. Ti thuaj çfarë ke premtuar dhe ke realizuar.

Bushati: Potenciali juaj është Berisha që ka interes personal të provojë non-gratën që nuk e ka merituar. Ai e di që në 2025-ën nuk fiton. Një njeri që nuk ulet me asnjë ambasador nuk fiton.

Noka: Ti me këtë tregon mendësinë e një skllavi. Jo po të mbajmë kryeministër McGonigalin. Nxori nga goja mendësinë e një skllavi

Bushati: Ai po të ishte burrë malësie do kërkonte falje për Bashën dhe do largohej nga politika.

Noka: Skllav, konstrukt mental skllavi, nuk ka gjë më të tmerrshme. Këta kanë zot ambasadorin, në Shqipëri zotër janë shqiptarët. Ti je skllav more

Bushati: Miku është zot në shtëpi

Noka: Kjo është aleanca më e madhe kundër kri.mit të organizuar, dro.gës, skemës së portit të Durrësit etj. Ti me çfarë do dalësh në fushatë? Nuk fiton me thasë më, ka ikur koha. Keni hapur vende pune, janë hapur në Evropë, rrogat nuk janë rritur. Keni rritur vetëm çmimet, ti ke rritur vetëm skamjen.

Bushati: As Lubonja nuk të voton kështu, unë jo e jo. Nuk të votojnë kot lodhesh o burrë.

Noka: Pse duhet të japin votë ty shqiptarët, ke vjedhur, ke instaluar mafian në pushtet.

Bushati: Berisha i sakrifikoi ata jetimët e Primareve. Fjalimi yt është për 2025-ën.

Noka: Ju jeni turp, hajdut, hajdut, hajdut. Jeni të tmerruar, do fitojmë të gjithë, opozita dhe populli, kundër mafias në pushtet

Post Views: 230

Post navigation

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane
“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Luiz Ejlli bëhet “the billion guy” i parë në Shqipëri! Tani nuk e menaxhon dot vetë veten e vet

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes