
Duke filluar nga Janari i vitit 2022, në pikat kufitare të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë lehtësim të procedurave për kalimin e kamionëve tregtarë.
Nga Beogradi Rama tha se në Dhjetor, Ballkani i Hapur do të mbahet në Tiranë ku do të prezantohen nisma konkrete, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare, ndërsa nga Janari do të vihen në zbatim lehtësira nëpër pikat kufitare.
“Gjatë 8 muajve të fundit fluksi i turistëve në Shqipëri nga Serbia është rritur 63%, nga Maqedonia është rritur 22%. Janë shifra që janë rezultat i drejtpërdrejt në ekonomi.
Në Dhjetor në Tiranë jemi angazhuar që të japim rezultate konkrete dhe nga Janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, fermerët, distributorët”, deklaroi Kryeministri Rama.