
Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dhima i është rikthyer edhe njëherë debatit mbi orig.jinën e tij, që pak ditë më parë shka.ktoi rea.gime të shumta në të dyja anët e kufirit. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”. Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare.
Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.
Ai tregon se në Greqi shkoi në 7 shkurt 1991, kur isha 19 vjeç, ndërsa rrëfen përkujdesjen e gjyshes dhe regjimin e Enver Hoxhës. “Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu që foshnjë isha në Himarë me gjyshen time. Grua e mrekullueshme dhe e mençur.
“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai“, sqaron ai. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime” vijon më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri bujë.
“Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”.
Partia Komu.niste nuk na dha mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë”. Por ai tregon më tej se trajnimin e filloi në Shqipëri.
“Unë fillova të ngre pesha kur isha 7.5 vjeç. Dhe që nga fillimi u konsiderova një nga talentet më të mëdha. Edhe pse më pëlqente futbolli dhe sportet e tjera, rreth moshës 13 vjeç vendosa t’i përkushtohem plotësisht sportit” deklaroi ai./