
Kryeministri Rama ka qenë dje në Vlorë për të inspektuar punimet për Lungomaren e re të qytetit bregdetar, dhe disa projekte të tjera infrastrukturore.
Blogeri i njohur Olti Curri publikoi një foto të Ramës, i shoqëruar nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe Damian Gjiknuri, ndërsa ironizon duke thënë se të tre ata mbajnë veshur xhupa deri në 10 mijë dollarë.
Për këtë, ai ka publikuar një foto të pardesysë që Rama mban veshur, e firmës “Yohji Yamamoto”, e cila kushton 3175 dollarë. Kryeministri Rama ka shprehur dhe më herët se është një është ndër njerëzit që preferojnë stilin e stilistit japonez Yohji Yamamoto.