Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Nuk pyet më fare, Edi Rama ngre zërin nga vizita në Greqi/ Fyen BE-në: Shkoni në dj.all, ne ju duhemi më shum ju se sa ju nesh

Nga Athina ku është i pranishëm në një konferencë lokale të organizuar nga ish-kryeministrit grek George Papandreou, Edi Rama ka vendosur të sul mojë BE-në, pasi sipas tij, ajo e ka fajin që Shqipërisë nuk i është hapur rruga e negociatave.

Rama tha se qeveria e tij kishte bërë dy dasma, por nuk kishte ardhur nusja. Ai tha se nuk do të përgatitej për dasëm tjetër, por sulmoi BE-në, duke thënë se që të shkojnë në djall.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës në Athinë:

Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të penguar pjesën tjetër. Në Ballkan kur kopjojnë shkojnë më tutje sesa origjinali.

Shkojmë përtej. Me këtë që po ndodh tani ne jemi më tepër të penguar nga nacionalizmat e BE-së. Rrugëtimi i integrimit të BE-së po varet nga nacinalizmat e BE-së. E kam fjalën për nacionalizmat e vendeve të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalistë, bien pre e këtyre lojërave.

Nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, zhgënjimit, sepse e kemi mësuar këtë moton ‘na merrni se po të mos na merrni ju se do na marrin disa të këqij’.

Ne në Shqipëri, unë vetë e kam parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me të gjitha dekorimet e bëra, kemi marrë orkestrën më të mirë sepse KE tha se jeni gati të nisni bisedime dhe kur e thotë KE, ai është organizmi më i duhur për ta thënë këtë.

Kur e thotë KE do të thotë se je gati të vazhdosh. Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja sërish nuk erdhi, por nuk ka një përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. Ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri.

Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë se ky proces nuk është i rëndësishëm aspak se një superfuqi na e kërkon këtë, por ta bëjmë për fëmijët tanë.

Ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtës dhe kjo është arsyeja pse duhet të ecim para. A njihet kjo gjë nga Brukseli nuk duhet të na lërë pa gjumë. Është çështja e tyre. BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa ka nevojë për ne.

Post Views: 128

Post navigation

Rama shkëmben pu.thje dhe për.qafime me ish-kryeministrin grek nga Athina (FOTOT)
Përgjimet që tron.ditën Italinë / Kush është shqiptari mis.terioz që kërkonte kryemafiozi Totò Riina

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes