
Modelja Belinda Dragoti, e cila njihet për format e saj perfekte dhe fotot provokuese që hedh në Instagram, ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” për të diskutuar rreth temës që ngjall kaq shumë debate për shekuj me radhë, për bukurinë dhe inteligjencën e një femre dhe si e përdorin ato ditët e sotme këtë privilegj.
Ajo ka treguar se Instagrami është një mënyrë e mirë për të nxjerrë fitime me produktet promocionale. E pyetur nga moderatorja Mirela Milori se sa mund të paguhet për një produkt promocional, Belinda tregon se shuma më e madhe që ka marrë vetëm për një postim në “Instagram”, ka qenë 1500 euro. // Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive