Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Ndërroi gjininë / Shqiptarja tregon si e pritën prindërit kur e morën vesh

Transgjinorja Amber ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ka treguar se si vendosi të ndryshojë gjini nga mashkull në femër dhe nëse e ka mbështetur familja në këtë rrugëtim.

Ajo shprehet se mamaja e saj është një grua e fortë, e ka kuptuar dhe nuk ia ka vënë kurrë në dukje këtë gjë. Të njëjtën sjellje ka pasur edhe i ati.

Rudina Magjistari: Momenti i parë që ke folur për këtë çështje me mamanë tënde, më trego si ka ndodhur?

Amber: Nuk kam folur, e bukura është që unë nuk jam ulur kurrë me mamanë time për të folur për këtë çështje. Gjërat vijnë natyrshëm dhe një prind e kupton fëmijën e vetë. Por mami im që e dua shumë dhe e përshëndes, është aq femër e zgjuar dhe e fuqishme që mua më ka kuptuar dhe nuk ma ka vënë kurrë në dukje dhe unë për këtë gjë jam shumë e lumtur. Nuk ka qenë ajo nëna që më ka thënë mos e bëj këtë mos e bëj atë, ka qenë gjithmonë mbështetje për mua dhe do jetë.

Rudina Magjistari: Po babai ka patur të njëjtën sjellje?
Amber: Po të dy kanë pasur të njëjtën sjellje dhe kam pasur shumë dashuri dhe kam.
Rudina Magjistari: Momentin kur vendose që të shndërrohesh, të kthehesh fizikisht në një vajzë, kur ia ke thënë atyre këtë vendim?

Amber: E pritën pak keq ,thanë je shumë mirë, pse do ndryshosh, si çdo prind. Unë nuk e mora mendimin e tyre, por bëra çfarë më tha mendja ime. Mendova këtë pjesën, përderisa i kam pasur mbështetje deri tani, do t’i kem gjithmonë.

Post Views: 98

Post navigation

Marin Mema bën zbulimin e madh në këtë fshat, a do të acarohen grekët?
A mund t’ia qëlloni se cila politikane e njohur është kjo

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes