




Mjeku Pëllumb Pipero ka folur një mundësinë e një mbyllje të dytë për shkak të shifrave të Covidit. Sipas tij, nuk është aspak strategji e mirë pasi ndikon menjëherë në ekonomi por mund të bëhet rast pas rasti në qy tetet e vogla.




Pipero shton se nuk ka ende një shifër të caktuar përse do të merrej kjo masë ekst reme, por shpjegon se cilat janë vatrat kryesore të përhapjes së sëmundjes.




“Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të d ytë. Mbyllja nuk është z gjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta parashikojë, por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin, qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ek streme. Mund të kemi kufizime të arsyeshme.
Ne jemi koshientë, që vatrat kryesore që transmetohet virusi janë familja, brenda të njëjtës familje, janë të rinjtë, janë restorante, lokalet, baret. Respektimi i protokolleve stri kte, kufizimi i orareve në lokalet e natës. Nëpër lokale nuk respektohet distanca nëpër lokale. Janë një sërë prot okollesh që duhet respektuar normalisht. Duke përjashtuar shkollat, unë mendoj se jo tani, por duke parë në vijimësi duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme, dhe të nevojshme”, tha Pipero në një intervistë për “Ilva Now”