
Një tjetër i kujtoi mitingjet përpara viteve 2000. “Zoti Berisha të përshëndes. Kujtoj vitit kur ne e prisnim dhe ai ndalonte makinën sapo na shikonte dhe thoshte mbaje makinën se kanë dalë ti.grat e Tepelenës dhe Jugut. Mirëseerdhe o Sali Ramë Berisha, o “Bud Spencer” i Shqipërisë, o trim. Ne duam të na thuash shumë shpejt do të fitojmë”.
Ish-kryeministri iu kërkoi fal.je për mbështetjen për Lulzim Bashën të cilin e cilësoi besëprerë dhe ju premtoi ndryshimin, pasi sipas tij lideri aktual demokrat e ka centralizuar partinë si Stalini.
“Ne do të bëjmë gjithçka që kryetari që hum.bet zgjedhjet të mos jetë më kryetar. Do vendosim edhe një rregull të ri. Edhe kryeministri për t’u bërë kryeministër do të votohet në primare njëherë. A e dini ju që kjo parti, kryeministrin e parë e ka përzgjedhur në votim me dy kandidatura. Tani do ta bëjmë më demokratike partinë.
Ju kërkoj falje dhe ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu i cili e mbylli karrierën e tij politike si një besëprerë. Unë kërkoj ndjesë se ndonëse se privatisht i kam thënë cdo gjë që ti ke menduar me veten tënde, shumë gjëra janë të dokumentuara, por publikisht e kam mbrojtur atë” tha Berisha.