
Sven Latteyer ka një arsye të fortë për t`u dëshiruar mirëseardhje refugjatëve. Dhe, kjo arsye për shoferin 42-vjeçar nga veriu i Bavarisë, ka burimin në Kosovë.Vjehrri i tij ka ardhur në Gjermani, pasi është përballur me tmerret e luftës në Kosovë. Ai vazhdon të jetë i traumatizuar. Kur bie fjala te lufta, vjehrrit shqiptar të Svenit i mbyllet goja!Prej kësaj përvoje, Sven ka respekt për të gjithë ata që vijnë nga zonat e krizës.
Dhe, këtë respekt ka dëshiruar ta shpreh duke punuar vullnetarisht për refugjatët. Por, siç thotë për nordbayern.de, pasi nuk ka përvojë të tillë, ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të treguar mikpritjen.Ai, si shofer autobusi që është, i përshëndet enkas përmes një fjale mirëseardhjeje me mikrofon refugjatët që udhëtojnë me grupe në autobusin e tij.“Ju kërkoj falje zonja e zotërinj nga e gjithë bota në këtë autobus. Unë dua të them diçka: dua t`u them mirësevini..
Mirësevini në Gjermani, mirësevini në vendin tim. Paçi një ditë të bukur“.Kjo përshëndetje prek të gjithë udhëtarët dhe ata i përgjigjen me brohoritje, duartrokitje e me falënderime. Video: