Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

MAHNITËSE / Rama prezanton “magjinë”: Konsorciumi turko-shqiptar do të ndërtojë tunelin e Llogarasë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në një nga emisionet e mbrëmjes, ka deklaruar se është shpallur të premten e 8 tetorit, fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet nga një konsorcium turko-shqiptar, deklaroi kryeministri shqiptar.

Duke sjellë në vëmendjen kohëzgjatjen e punimeve, Rama garantoi se ato do të fillojnë së shpejti dhe do të mbyllen brenda këtij mandati, për një periudhë punimesh 36-mujore.

Më herët, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë (MIE) njoftoi rihapjen e garës për zgjedhjen e kompanisë së ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë pritet të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjatë. MIE-ja e anuloi tenderin e parë, duke përjashtuar gjashtë kompanitë që morën pjesë për mungesë të plotësimit të dokumentacionit.

Në dhjetor të 2020-ës, MIE-ja hapi garën për kontratën që ka për objekt “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë)”, e cila u hap me një fond limit prej 19.1 miliardë lekësh apo rreth 155 milionë euro.

Në dokumente është specifikuar se operatori, që do të rezultojë fitues në fund të garës, do të ketë në dispozicion 37 muaj. Pra, më shumë se tre vjet për të bërë zbatimin e kontratës, ndërsa burimi i financimit do të jetë buxheti i shtetit.

Post Views: 95

Post navigation

Aplikoni urgjentishtë tani: Gjermania kërkon shoferë me pagë 2750 euro
Ju paraqesim imazhin e Edi Ramës kur ishte 24 vjeç dhe si duket ai me gruan e parë (foto)

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes