
Sali Berisha është pritur nga një numër i konsiderueshëm demokratësh në Shkodër, ku mbajti takimin e rradhës në kuadër të nismës “Foltorja”.
Berisha u prit me ovacione nga mbështetësit. Në sallë, ndodheshin eksponentë të PD-së dhe ish deputetë. Mes tyre edhe Aldo Bumçi.
Ajo që u vu re ishte mungesa në sallë e ish kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Me sa duket Kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha kishte shfrytëzuar këtë situatë për të ironizuar me ish “babain” e tij në rrjetin social facebook duke postuar një foto me Jozefina Topallin dhe shkruar : “SEPSE ËSHTË ME NE” por pas disa minutash ai largoi postimin e tij nga facebooku.
Ende nuk dihet epilogu i këtij gjesti por shpresojmë se në ditët në vazhdim do të kemi ndonjë deklaratë nga Lulzim Basha. Ja dhe postimi që ne arritëm të kapim: