Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Koronavurusi/ Merkel jep lajmin e keq për të gjithë: Na presin muaj shumë të vështirë, mund të humbasim


Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania është shumë pranë humbjes së kontrollit ndaj koronavirusit.


Ajo iu tha kolegëve të saj nga partia kristian demokrate këtë mëngjes se situata është a larmante. Në takimin e CDU-së, ku edhe u vendos që të shtyhet kongresi i partisë pikërisht për shkak të krizës së covidit, kancelarja paralajmëroi për muaj shumë të rëndësishëm përpara.

Të premten, ajo do të mbajë një takim me liderët e 16 landeve ku pritet edhe të bien dakord për kufizime më të ashpra në shkallë kombëtare krahasuar me ato që janë në fuqi. Merkel ndërkohë e shfrytëzoi podcastin e saj të përjavshëm, në fundjavë, për të insistuar sërish se njerëzit nuk janë të pafuqishëm për të kontrolluar virusin dhe u bëri apel atyre të reduktonin kontaktet pasi kjo ishte masa më efikase për ta luftuar atë.

Jens Spahn, ministri i shëndetësisë që është në karantinë pasi rezultoi pozitiv, në një video mesazh, i bëri apel gjermanëve të mos besojnë ata që po përpiqen të minimizojnë a shp ërsinë e virusit duke shtuar se sistemi shëndetësor i vendit ishte në rrezik nëse numri i rasteve të reja nuk do të mbahej nën kontroll.

Post Views: 192

Post navigation

Ja kush e ndërtoi Teqen e Kulmakut në malin e shenjtë shqiptar: Aty ku Baba Aliu i madh bën mirë për shqiptarët!
Ardit Gjebrean e pyesin a të del koha ta bësh me gruan në krevat se punon shumë, ai çudit me përgjigjen: Ju mendoni se…

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes