Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Kajtazi: Harrojeni, Albin Kurti nuk do të jetë as deputet e as Kryeministër

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti. Kajtazi i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ky vendim i gjykatës është politik, raporton Gazeta Insajderi.

“…nëse bëhet kemi me pas lëndë tjetër për Gjykatë Kushtetuese, është aktgjykim politik dhe gjithmonë ka gjykuar politikisht”, ka thënë Kajtazi. Po ashtu Kajtazi ka komentuar edhe kandidimin e Albin Kurtit si kryeministër pasi që është i dënuar për hedhje të gazit lotsjellës në kuvend.

Kajtazi ka thënë se nëse respektohet ky aktgjykim, Kurti nuk do të jetë as deputetë dhe as kryeministër.

“S’jam pajtu qysh ka gjyku Gjykata Kushtetuese, por të gjithë janë të obliguar për ta dëgjuar atë dhe nëse respektohet ky aktvendim zotëri Kurti nuk do të jetë deputetë, nuk do të certifikohet për deputet dhe nëse nuk certifikohet për deputet dhe nuk bëhet deputet s’ka se si të jetë kryeministër, sepse di deputet, si ministër si kryeministër është e njëjta çështje”, ka thënë Kajtazi.

Post Views: 68

Post navigation

I veshur kuq e zi, ja kush është shqiptari që udhëhoqi protestat në Amerikë dje për Trump
Baton Haxhiu lavdëron Ramën: E rallë ai po mundohet të pajtojë Turqinë me Greqinë, Rama më i rëndësishëm se shteti

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes