Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Kabineti i Vjosa Osmanit “selam“ Agim Veliut: I ke ditët e numëruara!

Engesa Vitia, anëtarja e kabinetit të Vjosa Osmanit, ka reaguar ndaj deklaratës së Agim Veliut se “Vjosa është tepër e madhe që të kthehet në kryesinë e LDK-së”. Sipas saj, Veliu është një person i neveritshëm dhe për këtë e ka ndëshkuar populli.

“Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht. Ditët i ke të numëruara”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:
Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme! Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporpocionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht. Ditët i ke të numëruara.

Post Views: 57

Post navigation

Imer Mushkolaj: Agim Veliu mbetet sinonim i gërdisë politike
Donte ta linte burri se nuk i duronte dot më zemra/ Ai shkon dhe e bën kështu, donte t’i hi qte sytë që mos ta merrte burrë tjetër, nëna e re rrë,qeth me rrëfimin

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes