Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Ka Ikur Nga Portokallia/ Xhemi I Lë Të Gjithë Me Gojë Hapur: Më Mban Arbana Me Lek Mua

Ku është Arbana është dhe Xhemi, apo ku është Arbana është dhe Xhemi? Ndoshta renditja e emrave nuk ka rëndësi pasi dy moderatoret e njohura janë thuajse gjithmonë bashkë, e me miqësinë e tyre disavjeçare na kanë treguar se shoqëria e vërtetë në media apo botën e artit nuk është thjesht sa për sy e faqe.

Sa shumë janë rritur, Xhemi Shehu fotografon dy djemtë e saj bashkë.Dy vajzat e njohura realizojnë shpeshherë edhe rubrika me pyetje-përgjigje në Instagram-et respektive. Për shembull në të fundit që bëri Arbana, në ndryshim nga ajo që prisnim më shumë zbuluam për Xhemin se atë vetë. Arbana u propozoi ndjekësve të drejtonin pyetje dhe vetë Xhemi do t’u përgjigjej drejtpërdrejt.

Kështu, dikush kërkoi të dinte nëse Shehu është ende e martuar. “Fakti që nuk e nxjerr tim shoq nuk do të thotë që nuk ekziston. Prej 10 vjetësh jam e martuar”, u shpreh ajo. Po kush është mashkulli që ka bërë për vete një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar? Ai quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.

Më tej, një tjetër kërkoi të mësonte arsyen/et se përse Xhemi e do Arbanën. “Më mban me lekë, paguan shumë mirë (qesh)”, ishte përgjigjja e saj. Si e duron Arbanën si shoqe– ishte një tjetër pyetje. “Kam pasur edhe më keq në shoqëri, është lule”-rrëfeu ajo.

Post Views: 42

Post navigation

Haziri: VV kurrë në pushtet më, do bëjmë koalicion me PDK-në
Gjekmarkaj: Rama s’ka respekt për Skënderbeun, “shqiptari nuk iu përulet ushtarëve otoman sikurse iu përul Rama”

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes