Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Ja në cilat data janë 13 të martat e shenjta për të shkuar në Kishën e Laçit dhe përse duhet të shkoj çdo shqiptar: Aty ka ndodhur mrekullia e madhe!


Të martën, më 13 qershor, e kanë gdhirë mbi gurët e bekuar të Sebastésë në Laç të Kurbinit mijëra vetë. Zakonisht për çdo të kremte të Shna Ndoit kishën zëmadhe e frekuentojnë më shumë se një milionë pelegrinë, të cilët nuk janë vetëm besimtarë katolikë, por dhe të krishterë të tjerë, myslimanë, laikë etj., pasi Shna Ndoi konsiderohet shenjti i të gjithëve. Të tillë e përcjellin kultin e tij dhe kronikat mesjetare.


Nuk ka aparat fotografik që ta nxërë gjithë peizazhin në lëvizje të pelegrinëve që ngjitën njëherësh për te vendi i shenjtë. Quhen 13 të martat e Shna Ndoit, që nisin në mars e përfundojnë më 13 qershor. Janë ditët e shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të moçme dhe gjithandej në tempujt e tjerë me emrin e këtij pajtori të përbotshëm.

Pelegrinët e Laçit kulmojnë në këto të marta, aq sa rëndohet trafiku, por ata vijnë këtu gjatë gjithë vitit, sidomos të dielave kur jepet mesha. Njerëzit luten që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi. Ata besojnë në mrekullibërjen shëruese të kësaj Shenjtoreje, më shumë se te çdo doktor e spital. Aq i fortë është adhurimi për Shna Nduen, sa bëhet be “Për kishën e Laçit”, si për rrallë ndonjë vend tjetër të shenjtë në botën shqiptare. Në këtë kishë monumentale në fillimet e shekulit XX ka shërbyer dhe françeskani i madh At Shtjefën Gjeçovi, ashtu siç në këto treva ka patur dhe të tjerë misionarë dritëdhënës në besim, arsim e qytetërim, qysh nga ipeshkvi i Arbërisë Imzot Mark Skura e më përpara.

Është folur e shkruar shumë për këtë kryevend peligrinazhi religjioz, të cilin e vizitojnë me devocion jo vetëm shqiptarët e këtushëm, por nga mbarë trojet shqiptare, disapora, dhe shtetas të huaj. Dyndjet masive për në Kishën e Laçit janë të pakrahasueshme me asnjë peligrinazh tjetër ndër ne, duke e kthyer Laçin në Mekën e shqiptarëve. Në kodrën shkëmbore sipër qytetit është ngritur vit pas viti një kompleks arkitekturor kishtar i rrallë, me rrugë të përpjeta këmbësore gjithë shkallë, shtatore të shenjtit etj. Po ashtu një nga visaret e këtij tempulli mahnitës është “Shpella e Shën Vlashit martir” me legjendën dhe historinë e vet shenjtëruese, që vizitohet pareshtur nga pelegrinët. Përndryshe, Sebasteja është vendi i dy shenjtorëve, ku qirinjtë e lutjeve, përshpirtjeve dhe meditimeve nuk shuhen asnjëherë.

Post Views: 63

Post navigation

Kushërira e parë i nxjerr bojën Ermal Fejzullahut: E kam marrë në tefefon dhe i kam thënë….. po ai nuk
Hajde-Hajde! Degjeneron Kuvendi shqiptar deputete zihen me njëra-tjetrën: Mos ma ngri mua atë gisht ti se ta f*….. je dhe nënë

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes