
Historia e panjohur e historianes së famshme moskovite, e cila ia kushtoi të gjithë jetën e saj çështjes shqiptare dhe polemikat e saj me kolegët sovjetikë e serbë Nina Smirnova, rusja që punoi gjysmë shekulli për Shqipërinë .
Madje, duke iu kundërvënë shumë herë kolegëve e shokëve të saj të punës, e jo rrallë herë politikës zyrtare të Moskës.
Unë jam marrë me historinë e Shqipërisë gjatë gjithë jetës sime shkencore, që në vitet ’50-të. Këtë vit mbush 73 vjeç. Dhe sot, unë jam i vetmi historian “klasik” që merrem me këtë vend”.
Dhe kur merrej me historinë e Shqipërisë, ajo nuk e ndante Kosovën e viset e tjera shqiptare, “të shkëputura padrejtësisht nga trungu i vet”, siç e përsëriste shpesh ajo, nga kjo histori.
Veprimtaria e saj përfshin dhjetëra e dhjetëra artikuj, referate, intervista, broshura, monografi e deri vëllime të plota për historinë tonë. Duke studiuar me kujdes veprimtarinë e saj në periudhën 1990-2000 shihet se një vëmendje të posaçme ajo i ka kushtuar Kosovës dhe zhvillimeve atje. Dhe kjo ka shpjegimin e vet. Pikërisht në këtë periudhë historiografia ruse sikur ishte rizgjuar dhe autorë të ndryshëm filluan të merren me këtë problem të “harruar”, duke shtuar shkrimet e tyre në raport me intensifikimin e ngjarjeve në Kosovë e ndërkombëtarizimin e këtij problemi, aq sa sot mund të flitet për një bibliotekë të tërë me referate, artikuj, studime, broshura, intervista e dhjetëra libra të tërë vetëm për Kosovën ose rreth saj. Dhe në këtë larmi shkrimesh me autorë historianë, politikanë, ushtarakë, diplomatë, analistë, gazetarë etj., me disa përjashtime, shihet qartë “qëndrimi tepër proserb i Rusisë ndaj çështjes shqiptare”.
Ishte Nina Smirnova, pothuajse e vetme nga historianët rusë, që mori përsipër detyrën e vështirë, tepër të vështirë, që me fakte e dokumente, nga njëra anë t’i kundërvihej gjithë këtij vreri antishqiptar që sa vinte e rritej, e nga ana tjetër t’i bënte të qartë publikut të gjerë rus të vërtetën e asaj që po ndodhte në Kosovë, dhe shumë të vërteta të tjera për ne si komb e për historinë tonë.
Në mënyrë tepër të saktë ajo i bënte të qartë publikut të gjerë rus se këta autorë (autorët rusë-shënimi im) “praktikisht nuk marrin parasysh palën shqiptare, nuk marrin parasysh interesat dhe pikëpamjen e vetë popullsisë shqiptare të Kosovës (kosovarëve), mendimet e tyre për atë që po ndodh aty”(Libri-Kosova, aspekte ndërkombëtare të krizës. Moskë,1999, fq. 79).
Shumica e historianëve e politikanëve rusë, duke u mbështetur në tezat serbe, gjithmonë kanë shkruar e folur se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, se “ajo është djepi i serbizmit”se “ajo për serbët është si Jeruzalemi për çifutët” etj. etj. (Me gjëra të kësaj natyre janë të mbushura libra, artikuj, referate e deri citate politikanësh rusë, përfshi edhe ata më kryesorët).
Kundër pretendimeve serbe
Nina Smirnova në shumë studime, artikuj e intervista i është kundërvënë haptazi këtyre pretendimeve serbe, të përsëritura me shumicë në Rusi, duke shkruar se “Kosova për herë të parë ka hyrë në përbërje të Serbisë mbas luf.ttërave Ballkanike 1912-1913” dhe se “Përcaktimi për Kosovën si krahinë serbe, e banuar kryesisht me shqiptarë, i përhapur gjerësisht në literaturën publike (ruse-shënimi im) më e pakta është i gabuar.”(Po aty, fq.116).
Në të gjithë veprimtarinë e vet shkencore ajo nuk e shkëpuste luf.ttën e shqiptarëve për liri e pavarësi. Për të ajo vazhdimisht ka qenë një e tërë, e pandarshme, pavarësisht se në ç’krahinë a në ç’periudhë bëhej. Duke dashur t’u kundërvihej disa kolegëve të vet, dhe të shpjegonte shkaqet e vërteta për atë që po ndodhte në Kosovë në vitet ’90-të, ajo shkruante se “Shkaqet e konfliktit në Kosovë shkojnë thellë në shekuj, dhe i kanë rrënjët në historinë e luf.ttës së popullit shqiptar për pavarësi kundër pushtuesve të huaj”.
Literatura publike ruse është e mbushur me legjendat serbe për betejën e Fushë-Kosovës së vitit 1389, ku gjithçka paraqitet si luf.ttë midis serbëve dhe turqve. Dhe kjo është e kuptueshme, mbasi për ta ajo “është tokë e shenjtë serbe”.
Nina Smirnova, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për historinë dhe autoktoninë e shqiptarëve në Kosove, është marrë shumë herë me këtë temë, duke e trajtuar në shumë artikuj e studime. Në të gjitha këto materiale ajo ka mbrojtur tezën se luf.tta e Fushë-Kosovës ka qenë një betejë e koalicionit ballkanik (serbë, shqiptarë, boshnjakë, bullgarë etj.) kundër turqve. Madje, duke u bazuar në fakte e dokumente të nxjerra nga arkivat serbe, ajo shkruan se “heroi i kësaj beteje, Millosh Kopiliqi, ai që vr.au sulltan Muratin, ka qenë shqiptar”.
Është tepër interesant pohimi i saj, se “mbasi serbët ja mbathën nga fusha e betejës, shqiptarët luf.ttuan deri në fund…”(Letër drejtuar kryetarit të Bashkisë së Moskës. Dt. 24. 3. 2001). Duke u bazuar në materiale të arkivave serbë (ku ajo ka punuar shumë herë), në vazhdim të tezës së luf.ttërave të përbashkëta të serbëve dhe shqiptarëve kundër të njëjtit armik, disa herë ajo ka shkruar për pjesëmarrjen në to si aleatë në luf.ttërat midis Austrisë dhe Turqisë në vitet 1689-1690 dhe 1737-1739. Kosovën ajo e cilëson si “Qendër të lëvizjes çlirimtare shqiptare” (Broshurë. Çështja shqiptare: Ku qëndron thelbi i saj. Moskë. 1998, fq. 38). Në këtë kuadër një rëndësi të posaçme i ka kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si një Lidhje Mbarëshqiptare.
Mbron Lidhjen e Prizrenit
Ajo ngrihet në mbrojtje të veprimtarisë së Lidhjes, duke e trajtuar disa herë në materialet e veta edhe për një arsye tjetër. Shumë autorë rusë të fushave të ndryshme në shkrimet e kohëve të fundit kanë hedhur baltë mbi Lidhjen e Prizrenit, duke e cilësuar atë si një organizëm të krijuar nga Porta, si një lëvizje që kishte si qëllim t’i kundërvihej luf.ttërave çlirimtare të popujve të Ballkanit etj.
Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për të argumentuar më mirë veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit ajo në disa shkrime flet për kontributin e shkencëtares sovjetike I. Senkeviç, e cila, siç shkruan Smirnova, “është e para në historiografinë botërore që ka shkruar një monografi për Lidhjen e Prizrenit, të dokumentuar kryesisht mbi bazën e materialeve të arkivave rusë dhe austriakë”. Në këtë vazhdë, një vend të rëndësishëm ajo u ka kushtuar kryengritjeve shqiptare të viteve 1910-1912, në Kosovë, të cilën ajo e quan “Vatra e luf.ttërave çlirimtare të popullit shqiptar”.
Disa herë në shkrimet e saj ka pohuar në mënyrë të prerë e kategorike se “Pothuajse gjysma e tokave shqiptare u përfshinë në përbërje të Jugosllavisë… Çështja shqiptare përmblodhi të gjitha problemet e të ashtuquajturve popuj të ndarë” (Broshurë e përmendur më lart, fq.38). Prej kohësh në letrat ruse ka zënë vend teza se shqiptarët janë të ardhur në Kosovë, madje vonë. Shkruhen e thuhen lloj-lloj gjërash, sikur shqiptarët kanë ardhur aty nga Shqipëria në shek. XVII-XVIII, gjatë luf.ttës së Dytë Botërore, e mbas kësaj luf.tte. Madje, ndonjë politikan arrin deri aty sa të thotë se ata i solli aty Tito, siç është rasti i kryetarit të Bashkisë së Moskës, J. Llushkov, i cili në artikullin e botuar në gazetën “Izvestia”, dt. 24 mars 2001, ndërmjet të tjerave shkruan “Krahina e Kosovës nuk u ka takuar asnjëherë shqiptarëve. Ata i solli aty Tito, në kuadrin e planit të krijimit të Federatës Ballkanike”.
Burimi:
- КоСово
- международные
- аспекты кризиса