Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Haziri: VV kurrë në pushtet më, do bëjmë koalicion me PDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutf Haziri ka thënë se vija e kuqe LDK-ja i kishte vendosur ndaj PDK-së në zgjedhjet e kaluara, respektivisht ndaj Kadri Veselit, pasi që ai ishte kryetar i koalicionit të kaluar qeverisës.

“S’duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato si debat i brendshëm dhe kështu ka ndodhur, pra kemi pasur vija të kuqe për PDK-në”, ka thënë Haziri në RTK. Duke komentuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili e quajtur “qeveri të lodhtë” qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, tha se është qeverisje e butë.

“Nuk është qeveri e lodhtë, por qeverisje e butë. Qeverisje e butë është kulturë e LDK-së”, ka thënë Haziri.

Duke folur për qeverisjen aktuale, ai tha se është qeverisje që po vazhdon, por la dyshime se kjo qeveri është stabile.“Nëse dëshirojmë të kalojmë zgjedhjen e presidentit dhe aktakuzat, atëherë Kosova ka nevojë për stabilitet si oksigjeni. Ne e kemi ofruar vetën për stabilitet, nëse nuk dëshirojnë të tjerët, atëherë opsion janë zgjedhjet. Nëse nuk dëshirojnë stabilitet përmes dialogut politik, atëherë opsioni i zgjedhjeve nuk përjashtohet.Presidenti do të zgjidhet pas zgjedhjeve”, ka thënë Haziri.Për t’iu rikthyer edhe një herë vijave të kuqe, Haziri tha se partia më e izoluar para zgjedhjeve ishte PDK-ja, kurse pas zgjedhjeve të 6 tetorit partia më e izoluar është Vetëvendosje. “Është VV-ja pasi që askush s’dëshiron të hyjë në qeverisje me ta”, ka thënë ai.

Post Views: 39

Post navigation

Godet Edi Rama pas takimit në shtëpinë e Kryeministrit grek: Kam një shije të shkëlqyer
Ka Ikur Nga Portokallia/ Xhemi I Lë Të Gjithë Me Gojë Hapur: Më Mban Arbana Me Lek Mua

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes