Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Haziri: Pas Ibrahim Rugovës, Isa Mustafa është fituesi më i madh me LDK-në

Nënkryetari i LDK-së i cili është edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se pa një ekip të mirë, as kandidati për kryeministër nga LDK nuk do të kishte sukses. Haziri ka thënë se ai deri më tani asnjë garë zgjedhore nuk e ka humbur.

“Për këto 20 vite unë asnjëherë nuk i kam humbur zgjedhjet. Kam qenë ndër 5 deputetët më të votuar dhe garat komunale i kam fituara me mbi 60% të votave. Por fitorja individuale në humbjen e ekipit është barazi me zero”, tha Haziri në “Debat Plus”. “Fituesi më i madh në LDK pas Ibrahim Rugovës ka qenë Isa Mustafa, i cili arriti ta dërgojë LDK-në në 30 ulëse.

Vetëm Ibrahim Rugova e kishte dërguar LDK-në në 47 ulëse, askush tjetër nuk e kishte sjellë LDK-në në këtë nivel sa Isa Mustafa”, tha ai, përcjell Telegrafi. Nënkryetari i LDK-së ka thënë se në zgjedhjet parlamentare luftohet për të fituar partia e jo individi. “Derisa nuk fiton partia ne mund të jemi fitues të vegjël në fitoren e madhe”.

Haziri thotë se asnjëherë nuk iu ka ikur garave të vështira dhe do të ishte i gatshëm edhe tash të merr përgjegjësi, por sipas tij nuk dëshiron ta dërgojë Gjilanin në zgjedhje të reja.
“Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësi por pa dërguar Gjilanin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Post Views: 108

Post navigation

Melisa Që Do Të Marrë Burrë Në Televizor E Lëshon Gojën Fare/ Burrat Shqiptarë Janë Vaj Me Det
Si ta dalloni një parfum origjinal nga ai fals

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes