Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Greqia jep lajmin e madh për emigrantët / Nënshtetësia, të gjitha detajet e reja per ta perfituar

Në Fletoren zyrtare të qeverisë greke është publikuar vendimi mbi procedurat e provimit të nënshtetësisë të së dielës 7 nëntor 2021. Vendimi përcakton se qendra provimi do të ketë në 12 qytete të Greqisë dhe gjerësisht:

ATHINA – 40;SELANIKU – 6;IRAKLIO KRETË – 2;JANINË – 2;Ndryshe nga vendimi i mëparshëm, në listë janë shtuar Korinthi, Halkida, Kalamata dhe Rodosi.

Ishte parashikuar që një qendër provimi të funksiononte edhe në Hania, por duket se nuk është siguruar numri i nevojshëm i kandidatëve që ishte 50 persona, dhe prandaj këta do të testohen në qytetin fqinj, Iraklio.

Sekretariati i nënshtetësisë ka bërë të ditur se ditët e ardhshme kandidatët do të njoftohen me email se ku do të duhet të paraqiten për provimin. Sipas vendimit, në 7 nëntor kandidatët duhet të paraqiten në qendrat e provimit në intervalin kohor nga ora 07 deri 08,00. Pas kësaj ore nuk do të pranohet askush.

Ata duhet të kenë me vete buletinin e kandidatit që do t’u dërgohet po ashtu me email, lejen e qëndrimit dhe pasaportë të vlefshme. Në hyrje do të jetë afishuar lista, nëpërmjet të cilës kandidati do të informohet për godinën dhe klasën ku do të kalojë në provim.

Në mjediset e brendshme ndalohet duhani dhe posedimi apo përdorimi i telefonit celular nga anëtarët e komisionit të provimit. Përdorimi i celularit ndalohet për kandidatët që nga momenti i hyrjes në qendrën e provimit dhe deri në përfundim të procesit.

Nëse konstatohet se dikush prej kandidatëve ka apo përdor telefonin celular, ai përjashtohet automatikisht nga provimi. Gjithashtu përjashtohet kushdo që kapet duke kopjuar. Për këtë arsye ndalohet që kandidatët të kenë me vete libra apo fletë me shënime.

Post Views: 149

Post navigation

Rama gëzon të gjithë : Paralajmëron projektin gjigant për Ushtrinë Shqiptare
URGJENTE/ Merret vendimi për Tom Doshin pas dokumentit bo.mbë me he.time nga Prokuroria, ai do të …

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes