
Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se Gjykata e Parisit ka pranuar pad.inë që ka bërë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken për publikimin e vendimit të DASH ku e shpallte “Non Grata”, duket se është e pavërtetë.
Duke ju referuar çështjes që tashmë ka shkuar në gjyk.atën franceze, Berisha në “Foltoren” e organizuar prej tij në Lezhë tha: “Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dos.je ka zero fakte, zero prova, zero dokumente ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”.
Por gazetari Albi Xhunga hedh poshtë deklaratën e ish-kreut të selisë blu në emisionin Zona Zero në Top News. Vetë gazetari thotë se kontaktoi me zv/Prokurorin Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit. Dhe sipas përgjigjes zyrtare të këtij të fundit, nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë, por me regjistrim ose quajtur ndryshe protokollim të saj.
“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj pa.die. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrë.dhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha Xhunga, shkruan gazeta Shqip.
Përgjigja zyrtare nga Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit e publikuar nga gazetari.
Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe proc.edurës pe.nale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjy.qësore, shkruan gazeta Shqip.