
Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se si gjen.erali grek, Nikollae Girallakis, ia kishte dhuruar presidentit Rugova një pis.toletë me 200 fis.hekë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Merovci ka thënë se kjo re.vole i ishte dhuruar në një takim përshëndetës më 19 korrik të atij viti.
Sipas Merovcit, Rugova ia kishte dhënë atij rev.olen, duke i thënë “Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë”.
“Në përfundim të vizitës së Presidentit RUGOVA në Greqi më 19 korrik të vitit 1992, organizatori i saj, gjene.rali Nikollae GIRILLAKIS, kishte organizuar një takim përshëndetës, ku nuk munguan dhuratat. Asgjë e pazakontë derisa usht.araku GIRILAKIS nuk ia dhuroi Kryetarit një re.vole “Ber.etta” 9 mm në një kuti me 200 fis.hekë. Ishte kjo befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë. Unë u drejtova miqve grekë: “Me të vërtetë keni menduar këtë dhuratë për RUGOVËN?” “Po pikërisht për RUGOVËN”, thanë. Kryetari vetëm qeshte dhe më tha: “Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë””, ka shkruar Merovci./ KultPlus.com