
Analisti Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar vizitën e sotme të kryeministit Rama në Turqi. Sipas Gjekmarkaj, përulja e Ramëspara uniformave ushtarake otomane është një gjest i ulët i një kreu shteti shqiptar, për vetë historinë e shkuar që kemi me perandorinë otomane.
“Unë nuk pranoj që kryeministri im të përulet para uniformave otomane. Nuk e di nëse është në protokollin e shtetit turk, por nuk njoh ndonjë kryeministër që t’i përulet uniformave otomane. Ky vend ka antagonizëm të madh me Europën.
Europa nuk e do brenda Turqinë jo për shkak të fesë por për politikat që ndjek dhe standartet demokratike. Nëse t’i mendon se ndërtimi i një spitali, restaurimi i një xhamie, një universitet apo ku di unë, është më e rëndësishme se sa itegrimi në BE, nëse për dy kacirdhe vëmë në diskutim boshtin strategjik Berlin-Bruksel-Uashington, jemi të humbur.
Erdogan ka simpati për Ramën sepse sheh të ngjashmin e tij në Ballkan. Një vend pa zgjedhje, policia si në diktaturë, s’ka liri. Ky s’ka respekt për Skënderbeun që i pëlqen shumë t’i ngjajë, s’ka respekt për luftën e shqiptarëve ndaj perandorisë osmane”, tha Gjekmarkaj.