
“Partia Demokratike sot është plotësisht e kapur, është e kapur jo vetëm nga z. Basha vetë por nga oligarkia në përgjithësi dhe z. Basha është pjesë e kësaj oligarkie sot”, tha Edith Harxhi për Euronews.
Sipas Edith Harxhit, Lulzim Basha e prezantoi veten si një lider perëndimor, ndërsa për znj. Harxhi sjellja prej kryetari e z. Basha është lindore, madje i kujton dikt.atorin Enver Hoxha.
“Nuk të bën perëndimor shkollimi në perëndim por pasioni për politikën dhe drejtësia. PD kalon nga kriza në krizë, pasi ka në detyrë një kryetar që vazhdon të bëjë spa.strime në parti dhe kjo më kujton kohën e dikt.atorit Hoxha”, tha Harxhi.
Edith Harxhi tha se do të vazhdojë të luf.tojë për debat të lirë brenda PD-së dhe në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për kryetare partie.
“Unë në zgjedhjet e ardhshme do të jem përsëri kandidate për zgjedhjet në PD, do jem opozitare dhe do të kërkoj një opozitë pa korru.psion ku lejohet debati i lirë”, tha Harxhi.