Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Edi Rama aku.zon Lelin se është “kampionë” për shpërdorimin e investimeve: Ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka vënë në dispozicion të bashkive mbi 1 mld euro për faturat e ujit të papaguara. Ai tha se kampion për humbjet është bashkia e Vlorës.

“Në rreshtin mes nesh janë ata që e kanë shoqëruar këtë proces investimesh në ujësjellës. Këtu kam një tabelë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014 dhe të vendosura aktualisht deri në vitin 2013 ku hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët të cilat ju kujtoj që janë kredi që duhen paguar.

Shuma që këto dy detyrime që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion është mbi 1 mld euro. Që të jemi të saktë, mbi është faktikisht 1 mld e afro 200 mln euro. Këtu kam tre pyetje për ju si kryetarë bashkish.

A jeni në dijeni të performancës së ujësjellës kanalizimeve në bashkinë tuaj të shërbimit që ofrojnë për qytetarët. E keni parë ndonjëherë që është përtej çdo logjike. Dhe pyetja e tretë, sa fonde keni alokuar nga buxheti i bashkisë për furnizimin me ujë. Faktit flasin vetë dhe fakti i fundit që ishte si pika që ka përmbysur këtë kupë është fakti që ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet dhe pastaj qytetarët me të drejtë ankohen.

Rritja e investimeve nuk mund të përkthehet në rritje të humbjeve. Duhet të përputhet me një ulje të humbjeve dhe sens përgjegjësie për atë gropë që i është hapur mu në zemër këtij shteti nga keqadministrimi i ujit për 30 vite që nuk mbyllet dot menjëherë por në nivelin e administrimit nuk po jep shenja që nuk ka tendencë të zgjerohet. Kam listën këtu dhe nuk po hyj t’i marr me radhë. Kampioni bashkia e Vlorës, 78.9% humbje”, tha Rama.

Post Views: 107

Post navigation

Artan Hoxha: “Grekët më ofruan pasaportë, donin heshtje por nuk pranova dhe më kanë shpallur non grata”
Politikani grek me një diskutim privat: Nëna e Aleksandrit të Madh ishte shqiptare (VIDEO)

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes