
Teksa Viti i Ri 2021 ka mbêrritur, rezultati i sondazhit “Personazhi i Vitit 2020”, midis 12 kandidaturave nga fusha tê ndryshme tê jetês nê Shqipêri, êshtê vulosur nga shqiptarêt. Votuesit kanê shpallur njê mbajtês dinjitoz tê kêtij titulli tê sondazhit tê publikuar mê datên 23 dhjetor, ku mbi 36,434 qytetarê shqiptarê votuan personazhin e tyre tê preferuar nga 12 emrat e pêrzgjedhur nga redaksia e JOQ ALBANIA. Protagonistê nê ngjarjet mê tê bujshme qê kanê ndodhur pêrgjatê kêtyre 12 muajve, duke dhênê kontributin e tyre, secili sipas fushês qê mbulon.
Shqiptarêt kanê vendosur qê titullin “Personazhi i Vitit 2020” e meriton plotêsisht imami dhe bamirêsi i mirênjohur, Elvis Naçi, njeriu i cili me punên e tij tê palodhshme u ka qêndruar pranê shqiptarêve tê varfêr, duke fituar admirimin dhe respektin e tyre. Ky i fundit êshtê votuar nga rreth 10,000 shqiptarê. Pêrmes fondacionit tê bamirêsisê “FIRDEUS” qê ai drejton, i êshtê mirê-besuar “RINDÊRTIMI I THUMANÊS”, ndêrtimi i 170 banesave tê reja pêr banorêt e fshatit tê shkatêrruar nga têrmeti ku mbizotêronin rrênojat.
Menjêherê pas tij, nê vendin e dytê si mê i votuari me mbi 7,300 vota, êshtê zgjedhur Qazim Rasha, babai i Klodian Rashês, 25-vjeçarit qê mbeti i plagosur nga efektivi i Policisê sê Shtetit. Qazim Rasha bêri veprimin e pashembullt, duke dhuruar pêr bamirêsi tê gjitha paratê qê i ofroi qeveria dhe personazhet publikê.
Ndêrsa i treti, me mbi 7,200 vota, renditet Marin Mema. Gazetari mê i njohur dhe i respektuar i tê gjitha trevave shqiptare, i cili nêpêrmjet profesionit tê tij tê shenjtê, i ka dedikuar jetên njohjes sê historisê sê kombit shqiptar. Renditja e plotê:
- Elvis Naçi
- Qazim Rasha
- Marin Mema
- Val Deçani
- Adman Abdullahu
- Xum Allushi
- Tritan Kalo
- Altin Goxhaj
- Haxhi Krasniqi
- Neritan Licaj
- Doruntina Miroci
- Aranita Brahaj