
Nuk ndalet gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, i cili shkruan për Bongino, një program i rrjetit të madh televiziv amerikan, Fox Nation.
Gazetari kons.ervator shkruan se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka lidhje të forta me miliarderin George Soros. Pikërisht këto lidhje kanë shërbyer si bazë për për.gatitjen e do.sjes ndaj ish-kryeministrit shqiptar.
Palumbo shkon më larg kur shkruan në faqen e njohur të të djathtës amerikane se informacionet për Berishën janë dërguar në Departamentin e Shtetit nga ish-partnerja e Edi Ramës, Delina Fico.
“Përgjegjës për dhënien e fak.teve mbi korr.upsionin e supo.zuar të Berishës te Departamenti i Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje- Perëndim, një grup i sponsorizuar nga Soros. Instituti drejtohet nga një grua, e quajtur Delina Fico, e cila mban titullin e Drejtoreshës së Shoqërisë Civile. Fico dikur ka qenë e fejuara e Edi Ramës dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët më të ngushtë të Ramës.
Vetë Blinken ka lidhje familjare me Sorosin. Babai i Antony, Donald Blinken dhe gruaja e tij Vera kanë financuar ‘Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Antony Blinken’ në Universitetin e Europës Qendrore të Soros (një universitet i themeluar nga Soros), ku gjendet një koleksion dixhital me dokumente historike hungareze.
Treshja është fotografuar edhe bashkë. Në një raport të Rrjetit të Fondacioneve Soros nga viti 2002, babai i Blinken renditet në Bordin e Administratorëve të Universitetit të Europës Qendrore, i treti pas Soros (që është kryetari) dhe Aryeh Neier,” shkruan gazetari.