Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

E bujshme/ Berisha konfirmon se do të kandidojë për kryetar të PD-së! Si mendoni a do të fitojë?

Ish-kryeministri Sali Berisha, bëri një deklaratë të bujshme gjatë “Foltores” së Kavajës. Ai tha se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së. Kjo është hera e parë që Berisha deklaron, se do të garojë për kreun e Partisë Demokratike.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ish-kryeministri.

Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së, që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe në rast të kundërt.

Berisha kërkon mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe tashmë duket qartë se e gjithë procedura në parti, do të përfundojë me një garë për karrigen e kryetarit, të cilën aktualisht e mban Lulzim Basha.

Ky i fundit nuk e ka pranuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, por duke qenë se një pjesë e madhe e anëtarësisë së PD, ka firmosur për mbajtjen e tij, kryetari Basha nuk ka mekanizma për ta penguar.

Pozitat e Lulzim Bashës në krye të partisë, duken mjaft të lëkundura, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e madhe të demokratëve në “Foltoret” e Berishës. Me sa duket, gara për kreun e PD-së, do të jetë shumë e fortë.

Post Views: 247

Post navigation

Oferta nga Britania çmend të gjithë: Paga deri në 6000 eʋro, kërkohen 1 mijë taksistë, kriteret që dʋhen plotësʋar
Nga ρυthja e Enver Hoxhës te νr.aѕјa e babait, kush është ministrja e re shqiptare, historia e dhίmbshme

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes