
Tre familjet maf.ioze Berisha-Meta-Rama, nuk tremben nga “kokoshka” Lulzim Basha, por nga fuqia amerikane që ka shpeshtuar takimet me të; dhe ka shkëputur komunikimin me personin “non grata” e Presidentin në detyrë, ndërsa Kryeministrit aktual i kanë vënë në tavolinë dos.jet e zeza, me të gjithë bëmat, af.erat kor.ruptive dhe lidhjet kri.minale me objekt për “non grata” e pran.gosje, që ka bërë qysh nga koha kur lyente fasadat e pallateve me bojëra.
Deklarata e Lulzim Bashës në Parlament, se Berisha-Meta-Rama janë “brinjët” e “Trekëndëshit të Bermudës” që duan ta mbajnë të fundosur Shqipërinë, është e vërteta e bashkimit të tyre, mbasi e dinë se do përballen me pasojat e “stuhisë” së pashmangshme të drejtësisë amerikane.
Pas krahasimit, Basha shtoi se për këtë që tha, “ka informacione e mbështetës miq me peshë”, duke lënë të kuptohet se nuk ishte ”trimëri” e tij, por lëvizje e SHBA-së për ta nxjerrë këtë treshe maf.ioze nga politika, për ta ‘zhv.eshur’ familjarisht nga pasuritë kri.minale e për ta futur në “kafaz”.
Prandaj, “brinja” bazë e “trekëndëshit”, ish-Kryeministri “non grata”, kaloi në skizofreni gjatë foltores së Lezhës, me ulërima kundër Bashës, me sajesa kundër ambasadores Yuri Kim e Sekretarit Blinken, duke vazhduar me gënjeshtrën se SHBA nuk ka prova për të.
“Brinja” e dytë e “trekëndëshit”, Presidenti Ilir Meta, i shkarkuar, por ende në detyrë, u tme.rrua dhe vërsuli “mizat” e LSI-së e ato mediatike, me presione ndaj Kryetarit të PD-së dhe me denigrime ndaj kryediplomates amerikane në Tiranë.
“Brinja” e tretë e “trekëndëshit”, Kryeministri Edi Rama e përjetoi me aq shumë tro.nditje deklaratën “rrufe” të Bashës, sa u bë “mehit” në fytyrë dhe reagoi me zë të dridhur sikur e kishin kapur për fyti, pa guxuar të mohonte, se është në aleancë me dyshen Berisha-Meta.
SHBA e di që dhe Lulzim Basha ka dalë nga “gropa” e treshes së “Bermudës”, por ata e kanë mbajtur “nën ujë”, deri sa SHBA e ‘zgjoi’ dhe i dha kredenciale e referenca për shkëputje nga klani i vjetër ma.fioz 30-vjeçar.
Tashmë doli krejt e qartë, se Sali Berisha e ka përdorur Bashën si maskë të tij në krye të PD-së; Ilir Meta e ka përdorur si aleatë për kapje pushteti bashkë me Berishën, ndërsa Edi Rama e ka përdorur si opozitë fiktive, për su.ndim jetëgjatë e të qetë.
Shpë.rthimi i Bashës në Parlament, duket si “vetmi e pafuqishme” para 3 familjeve maf.ioze të “Trekendëshit të Bermudës”, por në fakt, paralajmërimi për fundin e tyre, është “sirena e flotës” që do ta largojë “treshen e djallit” nga rruga e integrimit të Shqipërisë.
“Trekëndëshi i Bermudës” nuk trembet nga “kokoshka” Lulzim Basha, por nga fuqia amerikane që ka shpeshtuar takimet me të; dhe prej 4 vitesh e ka shkëputur komunikimin me personin “non grata” e Presidentin në detyrë, ndërsa prej 2 vitesh nuk ka ofruar kontakte zyrtare diplomatike të nivelit të lartë me Kryeministrin aktual.
Prandaj, tre “djajtë e Bermudës”, përballë “trikëmbëshit” të drejtësisë Amerikane, janë ri-lidhur me logjikën e krerëve të familjeve ma.fioze; të cilët, kur rrezikohen nga asg.jësimi prej shtetit ligjor, bashkohen për të mbajtur sun.dimin, mbrojtur pasuritë dhe shp.ëtuar nga pra.ngat.