
Partia Demokratike është duke zhvilluar Kuvendin Kombëtar, i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Ajo çka vihet re në Kuvend është fakti se ish-Presidenti Bujar Nishani, anëtar i PD-së, por që së fundmi ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha ka, ka zgjedhur që të bojkotojë punimet në Kuvendin Kombëtar.
Deri më tani në krye të Këshillit Kombëtar ka qenë vetë Nishani. Ndërkohë Agron Shehaj u largua nga salla pas fjalimit të Bashës edhe pse kishte parashikuar që të fliste vetë. Gjatë fjalimit Basha iu shtriu sërish dorën të larguarve nga PD-jë, për t’u rikthyer në parti dhe për të mundur sic thotë ai regjimin Rama-Doshi.