Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Dëshmija kur paraardhësi i Janullatosit, kac.afytej me Greqinë: Asnjë grekofon në Shqipëri nuk mund të ankohet se po pers.ekutohet nga…

Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të deklaratave të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Vissarion Xhuvani, të botuara në gazetën “Besa” të Tiranës (me botues Fiqri Rusi), në vitin 1935, lidhur me shpifjet e trillimet e shtypit grek, si “Iporotikon Mellon”, “Elinikon Mellon”, “Prota”, për vra.sjen e bujshme të Stefan Guvolit nga Dhrovjani i Delvinës.

Nga Dashnor Kaloçi/Pretendimet e herëpashershme të disa qarqeve shoviniste të shtetit helen dhe të disa patriarkëve të lartë të Kishës Greke, që vazhdojnë të thonë me të madhe se gjoja në Shqipëri po perse.kutohet dhe po shkelen të drejtat e minoritetit grek e shtesave të tjera të besimit ortodoks, të cilat gjejnë vend dhe hapësira të bollshme në disa media helene, nuk janë gjëra të panjohura dhe të padëgjuara për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Po t’i hedhim një sy të shkuarës jo shumë ë largët, që ka të bëjë me mar.rëdhë.niet në mes dy vendeve lidhur me këtë çështje, do të shohim se pretendimet e tyre janë një avaz i vjetër. Por ndryshimi qëndron në faktin se: ndërsa sot pretendimeve të tyre u bëjnë “iso” edhe disa personazhe të ish-organizatës Omonia, (e cila tashmë duket se është “arkivuar” dhe i përket të shkuarës), në atë kohë, më saktë në vitet e Monarkisë së Zogut, vetë paraardhësi i Janullatosit, Vissarion Xhuvani, që kryesonte Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dilte me deklarata dhe shkrime të ndryshme në shtypin shqiptar të asaj kohe, duke përgënjeshtruar shpifjet dhe trillimet e qarqeve shoviniste greke dhe disa kryepeshkopëve të saj, të cilët pretendonin se në Shqipëri, po perse.kuto.heshin shtetasit e besimit ortodoks. Veç të tjerash, kjo gjë shihet qartë edhe në një shkrim të gazetës “Besa” të datës 23 shkurt të vitit 1935, (e cila dilte në Tiranë me botues Fiqri Rusi), ku Imzot Vissarioni. ka bërë një deklaratë të gjatë në lidhje me disa artikuj të gazetës greke “Iporotikon Mellon”, e cila shpifte dhe trillonte për një krim të përbindshëm të ushtarëve grekë, (vr.asja e shqiptarit Stefan Guvoli nga Dhrovjani i Delvinës), duke u’a ‘faturuar’ atë ushtarëve shqiptarë. Bashkë me deklaratën e Imzot Xhuvanit, në këtë shkrim po japim të plota edhe dy artikujt e gazetës “Besa” të Fiqri Rusit (5 dhe 6 mars 1935), ku demaskohen shpifjet dhe trillimet e shtypit grek.

Shkrimi i gazetës “Besa” të botuesit, Fiqiri Rusi

Deklaratë e Kryepeshkopit të Shqipërisë Emzot Vissarionit, mbi zakonet e shtypit grek dhe atyre që munt të impresionohen prej atij shtypi

Gjith sa shkruen fletorja Greke “Iporotikon Mellon” Nr. 9. datë 2 Shkurt 1935, si dhe cilado fletore tjetër që munt të ketë shkrue ose që munt të shkruajnë si ajo në atë numër, porsa i përket kritikave dhe ankimeve tona kundrejt politikës Kishtare të Qeverisë Shqiptare, të gjitha nuk i përshtaten së vërtetës, por janë krejt gabime ose aluzione që nuk meritojnë vërejtje.

Mbasi neve kemi folur lirisht para gjithë botës haptazi kurdoherë dhe në çdo rast; po të ishte ashtu si thotë fletroja e sipërpërmendur, atëhere shtypi dhe Drejtësia publike do të na kishte prekë dhe do të kishte marrë masat e rastit relativ, me të drejtat sidomos tash kur regjimi Mbretnuer në Shqipni asht ma tepër se kurdoherë dhe në çdo kënt të Shqipnis i plotfuqishëm zotnues. Shpirtin Turko-fil të sistemit të Turqisë së vjetër edhe shpirtin mohues të Krishtënimit nuk asht kush në botë që ta urrej ma shumë se sa e urrjemë neve, si dëshmohet prej shumë punëve tona kurdoherë, që shifen prej atyne vetëm dëshirojnë me i pae; pra nuk asht ajo cilësi që përmend fletorja në fjalë, por mëshira e zotit dhe nevoja e domosdoshme e punëve t’Orthodhoksisë së Shqipnisë që na detyruan neve me marrë përsipër pa dëshirue as pak dhe pa kërkue n’asnjë mënyrë barrën e randë dhe historike të Kryepeshkopit të parë Kombëtar të Orthodhoksisë Shqiptare dhe pajtim të plotë pikërisht me Kanonet Orthodhokse, ashtu ekzakt si u proklamuan edhe nga Kryepeshkopët e parë të Greqisë etj., pa asnjë ndryshim mënyre, pune që e dinë mirë Grekët, por nuk kanë se ç’të bajnë duket dhe duan të gjinden në punë tuj shpifë.

Le të na e provojnë botnisht me fakte, çfarë per.seku.timi edhe atë ma të voglin qoftë, jemi neve personalisht dhe Kisha Tonë t’ue ba elementin Grek në Shqipni dhe, kur edhe si neve nuk jemi vetëm Kryepeshkopi i Grekofonëve në Shqipni, që dihen se sa janë, por edhe i gjithë popullit Orthodhoks të Shqipnisë, neve dijmë lumturi dhe kryenaltësi se asnjë Grek nga ata që rrojnë në Shqipni nuk ka dalë deri më sot, në një kohë kaq të gjatë deri në shtatë vjet, të paraqesë një ankim qoftë edhe fantastik për per.sekutimin nga ana tonë; kemi dashur dhe kemi ditë t’i mbrojmë edhe të kujdesemi fetarisht për to, në mënyrë të njishme dhe të përzemërt se gjithë Orthodhoksët Shqiptarë të Kryepeshkopatës së Shqipnisë me ndihmën e Mbretit Zog; po të kishin pësue edhe ma të paktin per.sekutim nga ana e Kishës Shqiptare, Grekofonët e ndodhun në Shqipni nuk do të kishin përtue me u ankua kudo që të munden; por lavdi Zotit edhe Politikës Mbretnore, këta nuk kanë përse t’ankohen dhe prandaj nuk janë ankue dhe prandaj porsa shkruen shtypi grek tuj na konsiderue neve si per.sekutonjës të elementit Grekofon në Shqipni, Grekofonët në fjalë vetë çuditen dhe qeshin me sa shkruen shtypi Grek për perse.kutimin fantastik nga ana e personit tonë që duan edhe shkruejn fletoret Greke edhe këto dit.

Por as vogëlsia e karakterit të mohimit të miqësisë politike nga ana jonë, që do dhe supozon fletorja në fjalë, porsa i përket Mbretit të soçëm historik të Shqipnisë, nuk mundte me na ba me kritikue Mbretin ZOG i I-rë, mbasi asht e ditun se nuk kemi as kritikue as harrue as më 1924 kur Mbreti me gjith miqtë e vet, për mos me ba gjakderdhje vllaznore, dhe e la fuqin e sundimit, dhe ishte jashtë Shqipnisë larg në mërgim; sa jemi besnik Mbretit ZOG i I-rë, neve, vërtetohet jo vetëm nga qëndrimi i pandryshueshëm edhe nga veprat tona që prej 1919 deri sot pa pre, por edhe në mënyrë ma solemne, kur Mbreti denjoj me na nderue tuj na mbajtë pranë tij në bashkëfjalime të papreme për plot tre orë, në Pallatin Mbretnuer tue bisedue me ne, me mënyrën më miqësore dhe ma të sinqertë që munt të bahet, dhe të thjeshtë, sado që fletorja e sipërpërmendun shkroi si deshi për neve dhe për të, për me mjellë në mes tij dhe neve armiqësi.

Sa për vujtjet e gjithë Krishtërimit në Shqipni që do me vërtetue fletorja Greke n’atë mënyrë që i pëlqen asaj, neve shtojmë se vetpërgënjeshtron veten ajo; se, nuk asht e mundun t’alarmojë botën për vuajtjet e Kristianizmit nji mohues i Kristianizmit, si do ajo me na quajtë, megjithqë asht punë prej të gjithëve e ditun dhe dëshmueme se, neve jemi mbrojtës deri në theorinë ma të randë, edhe t’jetës sonë për Kristianizmin Orthodhoks në Shqipni; 16 vjet sakrifikohemi për të, si e di vetë Perëndia dhe i gjithë populli i Shqipnis; por edhe ato Grekë që gjykojnë edhe flasin për djallëzi edhe pa prapamendim; se për shtypin dhe politikën Greke nuk na intereson se neve nuk jemi në fellat e Azisë së largët, si dihet, por jemi në portën e Greqisë në kufi të Saj, dhe këtu ndodhen gjithë përfaqësinat e Shteteve të qytetnuem, por as në shërbim të Greqisë jemi.

Për sa i përket margaritarëve të zakonshëm të Shtypit Grek për karakterin e botës nuk kemi asnjë vërejtje se dihet që, kur botojnë në fletoret e Greqis jo artikuj por faqe të tana, padrejtësisht, plot poshtërsina të pa tregueshme për Kryepeshkopin e tanishëm të gjithë Elladhës si edhe për të ma parshmine tyne, asht ma lehtë dhe natyrale ndofta të mirën dhe karakterin e moralitetit të të tjerëve, Grekët me fletoret e tyne t’u shpif sipas fandazisë bukur dhe të paimitueshme që karakterizon zotësin mithollogjike Greke. Po të ribotoheshin në Shtypin Shqiptar poshtërsinat e shtypit për karakterin e dy Kryepeshkopëve Grekë që janë sot, njani mbi Fronin e Aleksandris, dhe që me të vërtetë respekt dhe çmim, atëhere munt të merreshin vesh edhe ma mirë mentalitetet e disa fletoreve Greke.

Shkurt, le të mirret vesht njiherë e mirë se neve këtu në vendin tonë mundet të kritikojmë dhe të kundërshtojmë njani-tjetrin, por llogaritë i gjejmë vetë dhe i rregullojmë po vetë, edhe se patriotizma në Shqipni asht zhvillue mjaft si dhe ndërgjegjia kombëtare edhe hollësina e gjykimit, sa që nuk do të jetë e mundun me përfitue nga një rast intrigat e të huajve. Mentalitet; punë që nuk mund të ndryshojë me kalimin e disa shekujve; pra as ne nuk na habisin sa shkruejn në Shtypin Grek edhe n’ato artikuj me anë të cilave për Orthodhoksët Shqiptarë të Shqipnisë i quejn Grekët nga Kombësia, dhe munt të çfaqen si mbrojtës gjoja të Orthodhokësve në fjal; dhe politika Greke kujton se për vehte Orthodhoksët Shqiptarë; por punët tash dhe brenda 20 vjetëve bajnë që të provohet e kundërta; këto nuk kanë gajle, por ban që karvani vetë, ecën, dhe ato që duhet të gërthasin, le të vazhdojnë punën.

Post Views: 95

Post navigation

Politikanët e tjerë shqiptarë që janë në “Listën e zezë” apo “non-grata” nga SHBA-të pas Sali Berishës
Kryemadhi nuk përmbahet: “Do e lë pa vesh e hundë Edi Ramën së shpejti”/ Por fotoja tregon ndryshe

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes