Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Darka në Dubai, Mazniku: Kompania mikpirtese na e caktoi menunë, nuk e caktuam ne

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se të gjitha shpenzimet e delegacionit shqiptar në Dubai janë mbuluar nga kompania mikpritëse.

Mazniku tha ndër të tjera se videoja e darkës në Dubai është nxjerr jashtë kontekstit, ndërkohë që hoteli ku delegacioni u akomodua ashtu si dhe restorantet ku hëngrën, gjithashtu ishin zgjedhur nga pala mikpritëse.

Fevziu: Jeni filmuar tek Nusreti që është dhe simbol i vanitetit. Kush e pagoi faturën e kësaj darke?

Mazniku: Kjo situatë e nxjerr jashtë konteksti, edhe unë po të isha në Tiranë ta shikoja do ndjehesha keq. Dhe për keqinformimin që ju është bërë, unë i kuptoj qytetarët. Në kontekstin e një vizite zyrtare në të cilin janë pala ftuese që cakton se ku qëndrohet, ku haet dreka, ku haet darka, pala e ftuar ka pak ç’të vendosë. Ne u ftuam aty, madje as menunë nuk e caktuam ne, ashtu siç ishte hoteli, makinat që na pritën apo na shoqëruan gjatë qëndrimit aty. Në panel kemi një ish-ambasador dhe njerëz që kanë qenë të ftuar. Dhe ne kur vijnë njerëz në Shqiëpëri mundohemi t’i çojmë ne vendet më të mira. Edhe zoti Basha kur i vijnë njerëz i çon tek “Padami”. Të gjitha shpenzimet e delegacionit shqiptar gjatë qëndrimit në Dubai ishin të mbuluara nga kompania./Opinion.al

Post Views: 62

Post navigation

Françeska e “d.jeg” skenës duke derdhur qumshtin mbi gj.0ks
Gjatë xhirimit, shembet asfalti në Kamenicë, pamje si në filma (VIDEO)

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes