Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Covid-19/ Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj jep lajmin e keq: Ka nisur vala e dytë, ja çfarë parashikohet


Edhe Shqipëria ka hyrë në valën e dytë të pandemisë. Rastet ditore që po i afrohen shifrës 300 si dhe rrritja e shtrimeve në spital tregojnë për një situatë serioze nga përhapja e virusit.


Për Skënder Bratajn, këto nivele infektimi ishin të pritshme pas hapjes së shkollave: “Në këtë periudhë ishte normale që do të kishte rritje të rasteve për shkak të hapjes së shkollave, për arsye të ftohjes së motit dhe ndryshimit të kushteve ambientale. Këto janë në favor të virusit në këto momente”.

Por, ky është vetëm fillimi i valës së dytë. Shefi i Urgjencës Kombëtare parashikon përkeqësim të situatës dhe nevojën për aplikimin e masave të tjera shtrënguese. Nuk bëhet fjalë për një mbyllje tjetër, thotë Brataj, por masa kufizuese ashtu siç po aplikohen në vendet e tjera.

“Gjendja dhe numrat do të rriten akoma sepse infeksioni është përhapur shumë. Siç po vepron gjithë bota, edhe Shqipëria nuk ngelet mbrapa, po diskutohen të gjitha masat kufizuese që nuk çojnë në mbyllje të plotë. Nuk e dimë ende, nuk është vendosur për masa të tjera”, tha Brataj.

Post Views: 38

Post navigation

E pyesin a do futen në politikë? Flor Binaj jep përgjigjen e bukur: Kur t’i shërbej popullit shqiptar atëherë po
Manastirliu paralajmëron shqiptarët/ Këto 3 muaj do bëhet nami, bëhuni gati

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes