Ditari Shqip
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kuriozitete
  • Showbiz
  • Shendet
  • Sport
  • Privacy Policy

Çifti përgaditet për arratisje / Meta-Kryemadhi boshatisin llogaritë bankare, ja paratë që kanë tërhequr

Zbardhet pasuria e presidenti Ilir Meta për vitin 2020. Gazeta “SOT” ka siguruar pranë Inspektoratit të Larë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive deklarimet për vitin 2020, ku bien në sy shumë elementë.

Së pari familja presidenciale ka nisur të boshatisë llogaritë bankare. Nuk dihet se çfarë ka ndikuar, nëse ishte fushata zgjedhore apo frika nga drejtësia e re, por Monika Kryemadhi ka tërhequr nga llogaritë e saj bankare 39 mijë euro dhe 59 mijë paund.

Nëse shohim me radhë deklarimet e Metës dhe Kryemadhit, sipas deklaratave pranë ILDKP, presidenti ka deklaruar: Pakësim në llogarinë personale në lekë, 273.731 lekë; Shtim llogarie e përbashkët Ilir Metaj & Besar Metaj, 1 073 lekë. Ka deklaruar të ardhurat nga paga, 1981.114 lekë dhe të ardhurat nga dietat, 600 Euro dhe 960 Dollarë.

Monika Kryemadhi ka deklaruar: Përfitime nga shitja e 13 apartamenteve vite më parë, vijojnë pagesat në 3 kontrata: 10 000 Euro; 38.084 Euro; 2.940 Euro; Llogaria në Euro pakësuar, 39. 459 Euro; Llogaria në paund pakësuar, 59 930 GBP; Shtim në llogarinë në lek Bora Metaj & Monika Kryemadhi, 6.033 Lekë; Pagë kalimtare ISSH, 940.620 lekë; Over draft VISA Card, shuma e shlyer deri më 31 dhjetor 2020, 1.836.587 Lekë; shuma e mbetur si detyrim 394.587 Lekë; Over draft MASTER Card, 1.564 Euro detyrime.

Po ashtu edhe llogaritë e fëmijëve janë pakësuar. Në deklaratë bëhet me dije se është pakësuar llogaria e përbashkët Besar Metaj dhe Bora Metaj me 8.950 paund. Ndërkohë Kryemadhi i ka kaluar vajzës së saj në Visa Card, 17 000 Euro.

Post Views: 258

Post navigation

Si e shpëtoi Fatos Nanon djali nga Laçi pas urdhërit të Berishës që ta kapnin menjëherë?
Zv/kryeministri bullgar: Tito e krijoi Maqedoninë, ajo nuk ka egzistuar deri në vitin 1944 dhe nuk ka pasur komb maqedonas

Related Articles

“O ba, si nuk më prite?” – Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit: Rri i qetë andej, mos u mërzit më

REPLIKAT/ “Hajdut, hajdut, hajdut!” Bushati përplasen ashpër me Nokën

“Biden po dridhet nga frika”! Spahiu ironizon koalicionin Meta-Berisha: Gati për rrëzimin e qeverive amerikane, britanike dhe gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright 2023. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes