
Gjykata Kushtetuese mbrêmê me njê vendim, ka shpallur tê pavlefshme votên e deputetit Etem Arifi. I menjêhershêm ka qenê edhe veprimi i u.d, e presidentes, Vjosa Osmani. Ajo, do t’i mbledhê sot partitê politike, ku temê do tê jetê data e zgjedhjeve tê parakohshme.
Nga zyra e u.d, sê presidentes, pêr IndeksOnlinen kanê treguar se kur do tê mbahen takimet me liderêt politikê. Takimi i parê do tê nisê nga ora 13:00, fillimisht me kreun e VV-sê, Albin Kurti.
Mê pas nê orên 14:00 ajo pritet tê takohet me Isa Mustafên, e nê zyrê Osmani nê orên 15:00 do ta presê Enver Hoxhên nga PDK-ja. Me liderin e AAK-sê, Ramush Haradinajn, ajo do tê takohet nê orên 16:00.