
Deputeti demokrat Ervin Salianji dhe deputeti socialist Erjon Braçe u përplasën fizikisht mes tyre pas akuzave që ngriti deputeti demokrat lidhur me përgjimet e prokurorisë italiane për Rezart Taçin.
Pas ndërhyrjes së Gardës, seanca plenare u ndërpre dhe sinjali për televizionet u ndërpre.
Por, gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri që ndodhej në sallën e Parlamentit, ka filmuar debatin që ka vazhduar mes deputetëve Salianji dhe Braçe.
Në mesin e tyre qëndrojnë punonjësit e Gardës së Republikës për të shmangur përplasjen fizike mes dy deputetëve.