
Si ka rrêshqitur votuesi i Kosovês nga viti 2019 deri te zgjedhjet e ardhshme? Njê sondazh i UBO Consulting pêrmes statistikave tê nxjerra nga anketat me votuesit e vitit 2019 i jep pêrgjigje kêsaj pyetje, njofton Klan Kosova. Lêvizja Vetêvendosje do tê mbronte 95.7 pêr qind tê votave qê ka marrê nê vitin 2019 derisa pêrqindja e mbetur do tê lêvizte nê partitê tjera.
Por, partia e Albin Kurtit do tê marrê 20.9 pêr qind tê votuesve tê LDK-sê, tê cilêt kanê deklaruar se do tê votojnê Vetêvendosjen nê zgjedhjet e ardhshme. Partia e Isa Mustafês do tê ruajê 63.7 pêr qind tê votuesve tê saj.
Gjithashtu, Vetêvendosje do tê marrê edhe 5.5 pêr qind tê votuesve tê PDK-sê sê 2019-ês, ndêrsa 58.6 pêr qind e votuesve do tê qêndrojnê nê PDK dhe njê pjesê tjetêr e vogêl do tê ndahet me AAK-nê dhe Nismên. Ky sondazh tregon edhe njê gjê interesante – lêvizjen e votuesve tê Nismês qê kalojnê nê PDK dhe anasjelltas. Pêr mê shumê shikoni prezantimin e hulumtuesit, Valon Feka, nê Rubikon: